Foto/Po shëtiste së bashku me nënën e saj, 4-vjeçarja humb jetën nga raketat ruse në Vinnytsia

Foto/Po shëtiste së bashku me nënën e saj, 4-vjeçarja humb jetën nga raketat ruse në Vinnytsia

4-vjeçarja Liza

Pranë skenës së sulmit ndodhej një karrocë rozë e lyer me gjak e cila i përkiste Lizës. Ajo ndodhej së bashku me dy fëmijë të tjerë të cilët gjithashtu mbetën të vrarë të enjten kur raketat ruse goditën qendrën e Vinnytsia. Ndërsa nëna e saj, Irina Dmitrieva, u plagos rëndë në sulm.

Vogëlushja 4 vjeçare kishte sindromën Down dhe llogaria e nënës së saj në Instagram është e mbushur me foto të jetës së vajzës, të cilat ajo filloi t'i postonte menjëherë pasi lindi fëmija i saj i vetëm.Pak para goditjes së raketave, Irina kishte postuar një video në internet ku shihej Liza duke buzëqeshur në atë ditë me diell. Ajo ishte duke shtyrë karrocwn e saj rozë përpara saj, ndërsa po bisedonte me mamanë e saj.

"Liza ishte shumë e gëzuar, i pëlqente të vinte tek ne. Ajo ishte një fëmijë shumë i sjellshëm. Për nënën e saj ishte i gjithë kuptimi i jetës së saj. Ajo e donte atë çmendurisht. As që mund ta imagjinoj se çfarë tragjedie është për familjen”, tha drejtoresha e logopedisë, Valeriia Korol për BBC.

Ajo drejton qendrën për fëmijët me aftësi ndryshe ku Liza kishte marrë pjesë në një seancë atë mëngjes, siç bënte shumicën e ditëve. LogoClub ku shkoi Liza është vetëm një bllok nga Sheshi i Fitores, ku goditën raketat dhe stafi i kishte çuar të gjithë fëmijët poshtë në strehë kur u dëgjua sirena e sulmit ajror. Por si shumë njerëz, Liza dhe nëna e saj ishin ende në rrugë.

Kur filloi lufta, ata ishin kthyer në Vinnytsia nga Kievi për siguri, sepse ishte larg vijës së frontit. Në këtë sulm u vranë edhe dy djem 7 dhe 8 vjeçar ndërsa nga klinika nuk ka mbetur gjë tjetër veçse mure të nxira nga zjarri.  BBC raporton se njëzet e tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë ende të zhdukur ndërsa dhjetëra të tjerë ndodhen në spital.

 

Karroca e Lizes

Vogelushja

4-vjeçarja me mamanë e saj

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik