FOTO-Reportazh/ Aeroporte dhe zbrazëtira: Brenda rajoneve që Azerbajxhani i rimori nga Armenia

FOTO-Reportazh/ Aeroporte dhe zbrazëtira: Brenda rajoneve që Azerbajxhani i rimori nga Armenia

Një pjesë e autostradës më të re të Azerbajxhanit, e cila kalon nga Barda deri në Aghdam

Aeroporti ndërkombëtar i Azerbajxhanit, Fuzuli, u mbush me gazetarë dhe roje sigurie më 27 tetor 2021, kur presidenti Ilham Aliyev, e përuroi hapjen e aeroportit përkrah homologut të vet turk, Recep Tayyip Erdogan.

Prej atëherë, aeroporti i ri ka mbetur kryesisht i zbrazët. 

Një vit pas hapjes, Azerbajxhani raportoi se vetëm një aeroplan në javë ateronte në aeroportin 44 milionë dollarësh.

Deri tani në vitin 2024, uebsajtet që i gjurmojnë fluturimet tregojnë se asnjë aeroplan nuk ka ateruar në të. Shtatëdhjetë kilometra në verilindje të Fuzulit u hap një tjetër aeroport i hijshëm ndërkombëtar në afërsi të Zangilanit, në tetor 2022. Ndërsa, në bjeshkët pranë Lachin, aeroporti i tretë është duke u ndërtuar. Aeroportet janë pjesë e shtytjes së madhe ndërtimore në territorin që Azerbajxhanit e rimori nga armenët etnikë, pas luftës së dytë të Karabakut që Bakuja e nisi më 2020, dhe pasi Azerbajxhani e rimori përfundimisht rajonin e shkëputur, Nagorno-Karabak, në shtator 2023. Bakuja i ka cilësuar këto zhvillime si pjesë të “kthimit të madh në territoret e çliruara të Azerbajxhanit” të qindra mijëra azerbajxhanasve, të cilët kishin ikur nga forcat armene gjatë luftës së viteve 1988-94 për Nagorno-Karabakun. 

Ekonomisti azerbajxhanas, Toghrul Valiyev, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se numri i madh i projekteve në rajonet e izoluara mund të jetë kryesisht për shkak të degëve të ndryshme të shtetit azerbajxhanas për të fituar lehtësisht fonde.

“Çdo agjenci qeveritare po përpiqet të marrë pjesë në shpërndarjen e fondeve në vlerë miliarda dollarë”, tha Valiyev.

Baku i ndau 3.1 miliardë në vitin 2023 për rindërtimin e zonave që i rimori nën kontroll. 

Si shembuj të atyre që ai i përshkruan si ide “kreative” për shpenzime në rajonet e izoluara, Valiyevi thotë: “Ministria e Bujqësisë propozon “një fshat të mençur”, edhe pse ndërtimi i qyteteve dhe fshatrave duhet të kryhet nga institucionet e tjera”.

“AZAL [Linja Ajrore e Azerbajxhanit] rekomandon ndërtimin e aeroportit në Zangilan, edhe pse në njërin drejtim ka aeroporte një orë larg vozitje me veturë dhe dy orë larg vozitje me veturë në drejtimin tjetër”, tha ekonomisti. 

Pothuajse e tërë popullsia etnike armene e Nagorno-Karabakut prej rreth 100.000 njerëzve iku në Armeni në shtator 2023, pasi Bakuja e nisi një ofensivë ushtarake, pas të cilës Azerbajxhani e mori nën kontroll këtë rajon të shkëputur.

Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhani, por ka qenë e banuar me shekuj të tërë nga armenët etnikë. Hikmet Hajizev, një këshilltare e presidentit Aliyev, tha se armenët etnikë të Nagorno-Karabakut u larguan me vetëdëshirë, duke shtuar: “Ne i hapëm dyert dhe e respektuam lirinë e lëvizjes së tyre dhe lirinë e tyre për të zgjedhur”. 

Por, pas disa muajve bllokimi të rajonit para ofensivës ushtarake – dhe disa vrasjeve të dyshuara të armenëve etnikë të cilët ranë në duart e ushtarëve azerbajxhanas – ekspertët ligjorë ndërkombëtarë e cilësuan eksodin si dëbim me forcë, që është krim lufte. Deri në tetor 2023, vetëm rreth 2.000 azerbajxhanas u kthyen në rajonet e zbrazëta. Bakuja thotë se synon t’i zhvendosë atje rreth 150.000 njerëz deri në vitin 2027.

 Hulumtuesi amerikano-armen, Simon Maghakyan, i cili e ekspozoi shkatërrimin pothuajse të plotë të trashëgimisë së krishtere të Armenisë nga Azerbajxhani gjatë gërmimit të Naxcivanit, beson se ndërtimi i madh i projekteve mund, në disa raste, të përdoret si “mbulim i gjurmëve të asgjësimit të vazhdueshëm” të disa mijëra zonave historike armene brenda dhe përreth Nagorno-Karabakut. 

Në fotot zyrtare të publikuara nga Azerbajxhani, vërehet mungesa e trashëgimisë kulturore armene. Maghakyan, i cili ka hulumtuar gjerësisht imazhet publike të rajoneve të rimarra, thotë se “duket se ka kontroll të rreptë për të hyrë në Nagorno-Karabak, madje edhe për turistë azerbajxhanas apo për ish-banorë”. 

Disa anëtarë të mediave të Azerbajxhanit, të cilët i vizituan së fundmi rajonet e rimarra, nuk deshën të komentonin për REL-in për shkak të asaj që njëri prej tyre e përshkroi si “temë shumë të ndjeshme”, pas një vale arrestimesh së gazetarëve në javët e fundit. 

Në dhjetor 2021, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e mori një vendim të përkohshëm që Azerbajxhanit duhet “ta ndëshkojë dhe parandalojë” shkatërrimin e monumenteve armene. Para vendimit të GJND-së më 2021, njërës prej ndërtesave më ikonike të Nagorno-Karabakut, Katedrales Ghazanchetsots, iu shkurtua maja dhe iu shndërrua në një kupolë të stilit bizantin, pasi ishte kapur nga forcat azerbajxhanase. 

Prej vendimit të GJND-së, vëzhguesit thonë se Bakuja duket se është duke u vetëpërmbajtur në trajtimin e zonave kulturore, prandaj ka shpresa se trashëgimia e rëndësishme kulturore armene që ka mbetur atje, mund të mbijetojnë, nëse vazhdojnë vëzhgimi satelitore dhe trysnia ndërkombëtare./ REL

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SuperStrada: 05/02/2024 08:33

    Ka lezet rruga automobilistike me korsi të dedikuara ashtu siç duhet,jo si në Albani !..dërgojani Ministrisë së Infrastrukturës e Transportit rrugor,si shembull!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja