Fotoreporteri Erjon Braçe: Ja si po
shkatërrohen rrugët e Shqipërisë

BERAT - Erjon Braçe në udhëtimin e tij drejt Beratit ka deputet, nuk ka hequr dorë nga foto reporteri. Ai ka fotografuar rrugën në shkatërrimin e sipër nga Fieri drejt Beratit dhe Poshnjes. Deputeti thotë në rrjetin social se është i shoqëruar nga kryesocialisti Rama, ndërsa rrugës fikson edhe një karvan mortor dhe disa turistë të huaj që rropaten rrugëve plot gropa.

“Ora 9.05, në rrugen Lushnje Berat/10 ditë pas, rruga kombëtare edhe më e shkatërruar! Asnjë grope e mbyllur, asnjë cm cakull i hedhur! Asfalti është zhdukur! Makinat po shkatërrohen, dëmi është kolosal për beratas, kucovar, skrapalinj!! Fusnotë: sot kam dëshmitar edhe zotin Rama”, shkuan Braçe në komentet që shoqërojnë fotot.


Me pamjeve të publikuara nga deputeti i hershëm i qarkut të Beratit është edhe një kortezh mortor.
“Poshnje! Një karvan me të vdekur-shpirti si gjen qetësi me këtë rrugë, pas tyre e në mes motoristë-turistë që dalin nga Berati! Ka më!! Shkatërrimi vijon!”, komenton Braçe.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave