Një foto-reportazh nga rrugët e Shqipërisë, kjo ka qenë zgjedhja e gazetarit gjerman David Klaubert, i cili ka mbetur i habitur nga një gjë: Dominimi i makinave Mercedes.

Ndoshta ne nuk e kishim vënë re, por shkrimi i Klaubert i botuar në gazetën e njohur gjermane “FAZ”, tregon se 70 përqind e makinave që qarkullojnë në rrugët tona janë Mercedes.

“ Kur vjen në Shqipëri për herë të parë, në këtë vend të vogël e krenarë, do të vesh re se shqiptarët i ngasin makinat ashtu siç e kishit imagjinuar: 70 përqind e makinave janë Mercedes. Ajo që bie në sy është dashuria për yllin me tre cepa. Mercedes-at janë kudo në rrugë, që nga furgonat e deri tek makinat e varrimit. Kaq shumë njerëz që fitojnë në Shqipëri dhe që duan të bien në sy nuk mund të ketë. Por këtu Benz-i është si Volksëagen. Si dreqin ndodh kjo?”, shkruan Klaubert.

Gazetari është përpjekur të gjejë rrënjët se nga ku ka buruar kjo dashuri për Mercedes duke arsyetuar se vjen për faktin se ishin e vetmja makinë që mund ti rezistonte “rrugëve me gropa të Shqipërisë”.

“Në fillim të viteve ’90, pas rënies së komunizmit, makinat nisën të vijnë në vend. Markat europiane si Fiat, Peugeot, Opel. Por nuk u rezistonin shumë rrugëve me gropa në Shqipëri. Të vetmet që mbijetonin në rrugë ishin makinat Mercedes-Benz”, shkruan gazetari.

Klaubert shton se edhe pse kohët e fundit kanë nisur të hyjnë ndjeshëm në treg marka të tjera, megjithatë dashuria për makinat Mercedes vazhdon.

Kjo për shkak se edhe një mekanik fshati e njeh mirë këtë makinë, ndërsa pjesët e këmbimit janë të lira, më të lira se markat e tjera.

[gallery]23966[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com