TIRANË - Një makinë me targa rumune që shkarkonte barna farmaceutike është bllokuar të premten në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës.
Makina transportonte barnat për llogari të subjektit farmaceutik “IMIFARMA”shpk, në shkelje flagrante të kushteve të ruajtjes dhe shpërndarjes së barnave, duke prishur në këtë mënyrë zinxhirin transportues e duke cënuar standardet e sigurisë, cilësisë së këtyre barnave.
Bllokimi është kryer nga Agjencia Kombëtare e Barnave në bashkëpunim oficerët e policisë gjyqësore, pas verifikimit të informacionit të marrë se ishte konstatuar një shkelje e tillë.
AKBPM njofton se kundrejt “IMIFARMA” shpk është proceduar me vendosjen e një gjobe 200 mije lek të reja si dhe sekuestrimin e të gjithë sasisë së barnave me vlerë 150 mijë euro.
Ndërkohë policia gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë po heton më tej të gjitha shkeljet e mundshme në këtë fushë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com