FOTO/ Sot Krishtlindja, si festojnë besimtarët nëpër botë

FOTO/ Sot Krishtlindja, si festojnë besimtarët nëpër botë

Besimtarët e krishterë festojnë sot në të gjithë botën Krishtlindjet. Megjithatë, për të dytin vit radhazi, për shkak të masave anti-COVID Krishtlindjet po festohen ndryshe, pa grumbullime.

Këto janë foto nga vende të ndryshme të botës sesi festohen Krishtlindjet.

Dekorimet me drita shumëngjyrëshe për Krishtlindje e bënë këtë urë këmbësore në Taipei të Tajvanit, shumë të preferuar nga vendasit dhe turistët.

Për shkak të masave kufizuese në Vatikan,  Papa Françesku kryesoi meshën më herët se zakonisht.

Në kuadër të festës së Krishtlindjeve, murgeshat mbajtën lutjet në një shërbim solemn në kishë në Nairobi, Kenia.

Kjo skulpturë gjigante me rërë e Santa Claus u vendos në plazhin e Gjirit të Bengalit në shtetin lindor Odisha të Indisë në kuadër të Krishtlindjeve. 

Në Brazil, zhytësit të veshur si Elf, Santa Claus dhe Zonja Claus përshëndetën publikun brenda një rezervuari të madh uji në AquaRio në Rio de Janeiro.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë