Tirana, është zbukuruar me dekore magjepsëse për festat e fundvitit. Qendra e kryeqytetit ndriçon nga dritat shumëngjyrëshe, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive.
Pamjet nga lart, të siguruara nga LSA, zbulojnë një panoramë fantastike të qendrës së Tiranës, të mbushur me gjallëri dhe ngjyra.
Këto zbukurime kanë tërhequr banorët dhe vizitorët, të cilët shijojnë magjinë e stinës festive. Sot, shqiptarët dhe mbarë bota festojnë Krishtlindjet, duke u përgatitur njëkohësisht për të pritur Vitin e Ri 2025.