Fotot/ Ja projekti 10 mln € i artistëve për Teatrin, Kabo: Ku shemben teatrot, kthehet mbretëria!

Sallë me 8 hyrje dhe 460 vende për publikun.

Artistët kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria për një gjë të tillë.

Grupi i arkitektëve që kanë prezantuar projektin dot janë Vladimir Bregu , Drilon Zaimi dhe Ejona Belegu.

Projekti parashikon rikonstruksionin e tetarit aktual, i cili kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.

Pedagogu Përparim Kabo, i cili e mbëhstet kauzën e artistëve, e kundërshtoi me forcë synimin e qeverisë për ta shembur godinën ekzistuese.

Kujtesa e tyre nuk kalon nga kjo godinë,  ata nuk e kanë parë këtu Mbretin Diell, ata s’e mbajnë mend Hamletin, as kthimin e Damës Plakë. 140 përfaqësuesit e popullit shqiptar që keni marrë votën tonë, nuk e dini çdo të thotë që të shembet godina e tetatrit. 27 vjet parlament pluralist, a dini të jetë zhvilluar një seancë e vetme parlamentare për kulturën, për teatrin, për cirkun, për edukimin e fëmijëve me art. Ndaj kemi fëmijë të ngujuar, njaj kemi krime, ndaj kemi mitmarrje dhe korrupsion. Nëse shembet, nga ministrja e kulturës dhe kryeministri, parlamenti dhe shoqeëria nuk mund të heshtin, media s’mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë teatrin e kombit.

As teatri i kukullave të mos shembet, sepse është godina e parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e parlamentit të parë kthehet mbretëria –

tha Kabo, duke nënkuptuar faktin se parlamentarizmi u krijua pikërisht për të kufizuar pushtetin e monarkive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
Ja projekti që kishte paraqitur qeveria për Teatrin e ri

                                    Projekti i propozuar nga Qeveria Shqiptare për Teatrin Kombëtar

Më 12 mars qeveria kishte prezantuar projektin e saj të ideuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë.

Sipas qeevrisë ai ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

Sipas ekzekutivit, projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralelë me të. Nga planimetria e projektit, Teatri i ri nuk do ketë kullë, por zona përreth do pësojnë ndryshime dhe është konceptuar si një bllok ndërtimesh me apartamente dhe biznese. 

Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje, ose argëtim. Godina është organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut.

Fotot e projektit të prezantuar nga qeveria

Ora 18:46
Alternativa e artistëve, ja projekti 10 mln € i Teatrit Kombëtar
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Ada: 16/11/2020 08:33

      Njerez te shitur, qe harxhoni ajrin kot ne kete vend, jeni ju qe keni bere keto komente. Teatri nga artistet ishte zgjidhja me e mire. Super projekt!!! Kete e dine te gjithe. Perkundrazi projekti i ‘Bjark’ eshte i kopjuar teresisht dhe nuk ploteson asnje kusht per te qene teater kombetar. Po ku merrni vesh ju. Mire jua bejn juve dele... beeeeeee

      Përgjigju
    • Usjani: 10/04/2018 14:19

      Ore artista ca po i boni vehtes me gjithe keto diskutime koti Duam kete dhe pik Eshte historike eshte monument kulture Godina nuk duhet prishur ta Estaurojme Qeveria po ju bon nje Teater Modern juve E ju thoni jo duam kete se kemi nostalgji per Artitekturen Fashiste italiane Fundi fundi ky teater i ri behet per gjeneraten e re Ti Bujar dhe ti Robert qe beni bllabllablla ka ardhur qe ju te shkoni tek Azili i pleqeve artist Si te Drama e interpretuar nga i Madhi Sulejman Pitarka

      Përgjigju
    • Bruna: 10/04/2018 09:27

      Projekti i artisteve nje tmerr I vertete. As ne Kamez nuk mund te qendroje nje projekt I sajuar keshtu. Edhe Mziu do tmerrohej

      Përgjigju
    • 007: 10/04/2018 05:46

      Arkitektur postkomuniste.. Mbajtja e dy objekteve ekzistuese OK. Nderhyrja midis, më asocion nje qender bisnesi ndoshta dhe nje benzinate ne Rogozhine. Jetojme ne mijevjecarin e trete....

      Përgjigju
    • Arc. Prof/Dr. Fatbardh Filaj, Canada Nat. Institute: 09/04/2018 22:30

      Per sa po shoh nga Interneti ky Projek i paraqitur nga "medemek" Artistet dhe do protagonist te "Shoqerise Civile", qe mesa i njoh (mjafte mire shumicen e tyre) jane te tredhur nga Berishizmi dhe Metizmi (pra PD+LSI). Qe ne ruajtjen e dy anesoreve ky Projekt vertete amator dhe aspak funksional ne cdo element, bie poshte dhe eshte nje monster e llojit te saj me godinen e madhe ne qender me fasade xhami. Edhe Projekti Danez ka 50% elemente qe nuk i shkojne pozicionit ku ndodhet Teatri Kombetar, ku duhet ndryshuar vetem fasada ballore dhe dy anesoret, ndersa nga brenda qendron mjafte mire e funksionale. Prandaj mendoj si Arkitekt i diplomuar ne 1975 dhe Prof/Dr ne Canada (qe nga 1997) ne nje nga Institutet me prestigjoze te Botes per Arkitekturen, se duhen shembur patjeter ndertesa/t aktuale, qe me se shumti duken Monstra te se shkuares Fashiste e Komuniste MIX, e skane me asnje funksion per ate qe duhet te bej Teatri Kombetar. Une sugjeroj qe te kerkohet nje arkitekt Italian qe eshte marre me ndertime te tilla, sic eshte Teatri, duke ju pershtatur godinave perreth dhe kohes Moderne qe po zvillohet ne Tirane, pa pislliqe te tilla si kjo e sotmja e paraqitur nga amatore dhe servile Partish...

      Përgjigju
    • Lavdosh: 09/04/2018 22:21

      Ketu tek ne artistet bejne cdo gje, pervecse aktorin. Kur ishte hera e fundit qe kane vene dicka ne skene? Keta bejne ekonomistin, arkitektin, urbanistin, politikanin etj etj. A i njeh njeri keta aktore? Jetojne me te kaluaren. Edhe pse ne te shkuaren dhe sot shkoj ne teater, mendoj se nuk eshte fundi i botes pa teater kombetar. Teatri eshte i zhvilluar nga tregu, si psh Londra ku ka cdo dite shume shfaqje nga trupa te ndryshme

      Përgjigju
    • Blkushi: 09/04/2018 19:49

      te krahasoni kete kjoske me vepren e arkitektit danez eshte cmenduri, qesharake, ironike, injorance, paaftesi, e di qe keto gjerat e edit e lali erit vijne me nga nje kulle nga mbrapa, por duhet te themi qe ai teatri ishte vertet nje mrekulli arkitekturore.

      Përgjigju
    • Blenard: 09/04/2018 19:46

      Sa enverist jan po nje gje moderne ju ha syte e popull injorant kshu do ngelemi te vegjel ne cdo aspekt

      Përgjigju
      • Shabani: 09/04/2018 21:08

        ?? Po shume mire , po arkitekti kush eshte ? Zot na rruaj mente e kokes ! Artistet bejne urbanistin, urbanistet bejne artistin. Megjithese e dyta edhe mund te jete e e vertete.

    • Sondazhi i ditës:
      25 Nëntor, 08:30

      Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



    ×

    Lajmi i fundit

    NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

    NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse