Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka mbyllur rrugëtimin e tij në ‘Dancin With the Stars’. Ai u eliminua nga gara një natë më parë, ndërsa nuk e shpëtuan dot as votat e publikut pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij.

Korreshi performoi me kolonën zanore nga filmi “Mbreti luan”. Largimin nga kjo garë, Korreshi zgjidhi ta komentojë me humor.  

“Nuk ka gjë fare incidenti, unë u mësova. Pardje na përzunë nga parlamenti, sot nga dancing. Ishalla na hap plaka shtëpinë, se mos na përzen edhe ajo. Kjo është më e keqja po të tjerat rregullohen”, tha Korreshi.

Por, deputetit demokrat fati nuk i ka buzëqeshur që në fillim në skenën e DWTS, pasi javën e kaluar ai nuk performoi pasi theu krahun gjatë performancës në natën e parë të spektaklit të kërcimit.

1/10