“Përse nuk i shkarkoni këta barkderra?!” – Me këtë pyetje dhe me një fotografi, në të cilët shfaqeshin kretët e policisë së shtetit me të dyshuarin për vrasje të kryekomisarit Lamaj, u ngjit sot në foltoren e Kuvendit, deputeti socialist Taulant Balla. Balla, fjala e të cilit u ndërpre disa herë nga kryetarja e Kuvendit për daljen jashtë teme, u shpreh i irrituar për seancën e sotme të lidhur me mjedisin, në një kohë kur duhej që ajo të hapej me një minutë heshtje për Kryekomisatin e vrarë, Dritan Lamaj. Më poshtë, pjesë nga dialogu i deputetit Balla me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Balla : Ka frikë ministri brendshëm të vijë dhe të japë shpjegime për këtë fotografi. Po, po ti ke frikë nga Agron Kuliçi zoti Ministër i Brendshëm, ti ke frikë dhe ke që dje që fshihesh dhe nuk del në asnjë ekran në televizor dhe të japësh shpjegime pse nuk i shkarkon këta katër barkderra.
Topalli: Më falni, unë dëshiroj ta marr si ndjesë nga zotëria që flet dhe nga kryetari i grupit, që në 2005 e kanë masakruar me konferenca shtypi këtë komisar që sot nuk jeton dhe ne shprehim dhimbje. Ti ke dalë nëpër konferenca të shumta shtypi duke e sulmuar policinë dhe komisarin që sot nuk jeton. Kërko të falur.
Balla: Për çfarë të kërkoj të falur?
Topalli: Për sulmet që i ke bërë për atë komisar të vrarë që sot nuk jeton më. Unë përkulem para çdo polici që ka dhënë jetën e tij para për rendin dhe qetësinë në këtë vend, kurse ti s’ke lënë gur pa lëvizur. S’ke lënë konferencë shtypi pa lëshu fjalë kundër atij polici që sot është vrarë.
Balla: Zonjë ky paralament nuk mund të hyjë sot në punime normale, pa dhënë shpjegim ministri brendshëm .
Topalli: Atëherë zotëria nuk mund të vazhdojë më.
Balla: As ti nuk vazhdon dot më.
Topalli:Po mirë si të duash ti, nëse s’do me fol për rendin e ditës mund të vazhdosh si të dëshirosh.
Balla: Mjedisi sot është i ndotur edhe nga ky ministër i paaftë, më i paafti në 100 vjet në krye të ministrisë së brendshme. Mjedisi sot është i ndotur edhe nga ai kryeministër që sot nuk ka burrërinë të vijë në parlament dhe të sqarojë lidhjen e tij me bagidardin në krye të policisë së shtetit
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com