Fotot e Marubit që na çojnë
drejt Bashkimit Europian

Fotot e Marubit që na çojnë<br />drejt Bashkimit Europian
TIRANE- “Kjo ekspozitë tregon se jemi të ndryshëm, por pjesë e familjes së madhe të Europës”, tha ndër të tjera dje përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, z. Clive Rumbold, në ekspozitën “Reflektimi mbi traditat tona, reflektimi mbi vetveten” me foto të Marubit. Ekspozita u çel dje në Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian (EU Info Centre) ku pati pjesëmarrës të shumtë nga fusha të ndryshme të jetës kulturore dhe politike të vendit. Ekspozita Marubi “Reflektimi mbi traditat tona, reflektimi mbi vetveten” është organizuar në kuadrin e një projekti të financuar nga Bashkimi Europian me Bashkinë e Shkodrës.

Pas vlerësimit që i bëri z. Clive Rumbold, jo vetëm fotografive të Marubit, por edhe vlerave kulturore dhe shpirtërore të popullit shqiptar që përcillen nëpërmjet këtyre fotove, zonja Eleni Zorba, drejtore në Drejtorinë e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës tha se “Ekspozita synon që nëpërmjet fondit të artë të dinastisë Marubi të pasqyrojë vlerat ndërkufitare për dy qytete që janë të përfshira në këto projekte siç është Shkodra dhe Ulqini.

Ekspozita është shëtitëse. Ajo ka lëvizur dhe ka nisur rrugën e saj në Parlamentin Europian, për ta vazhduar më pas në Trieste, Ankara dhe Varshavë dhe do të vazhdojë të udhëtojë sërish përsëri në Paris, në Beograd dhe Budapest. Zanafilla e kësaj ekspozite ka nisur një shekull e gjysmë më parë, rreth viteve 1856, kur italiani Pjetër Marubi e ndali rrugëtimin e arratisë së tij politike në Shkodër. I befasuar nga bukuria natyrore e një qyteti të rrethuar me male dhe liqene dhe nga karakteri i hapur dhe shumë dashamirës i shkodranëve, ai u bind se atje mund të zhvillonte pasionet e tij. Dy vjet më vonë hapi edhe atelienë e tij të parë, e cila u quajt “Dritëshkronja Marubi”. Sipas drejtorit të Fototekës Marubi në Shkodrës. Luçiano Bedini “Më vonë Marubi krijoi atë që ne shqiptarët të kemi sot një fond të pasur të fotografisë që me të drejtë e kanë quajtur thesarin e Shkodrës”.

Bashkimi Europian ka ndihmuar që kjo pasuri të ekspozohet edhe në këtë ekspozitë. Gjëja e parë që ra në sy ishin kostumet, larmia e ngjyrave, prerjet ekzakte dhe shumëllojshmëria e tyre. Marubi duket se mrekullohej më tepër nga njerëzit që i vishnin ato kostume. Ishin përfaqësues të shtresave të ndryshme, të historive të ndryshme kombëtare dhe jo pak heronj të lirisë kombëtare.

Luçiano Bdeni tha se “Të gjitha fotografitë janë pjesë e fondit të etnografisë në Fototekën Marubi. Janë përzgjedhur për t’i bashkuar ato në një ekspozitë të vetme e cila tenton të thyejë kufijtë për të bashkuar dhe ndërgjegjësuar në familjen e  madhe të Bashkimit Europian”

Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste