Fotoja e papublikuar më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës

Fotoja e papublikuar më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës

Imazhet e jashtëzakonshme të marra nga kamerat automatike në pyllin brazilian të shiut zbulojnë një komunitet të izoluar që duket se po lulëzon pavarësisht presionit nga fermerët dhe cenimit të paligjshëm në Amazonë.

Fotografia e një grupi njerëzish të një fisi që jeton në Amazonë, i ofrojnë botës së jashtme pamjen e parë të komunitetit dhe japin dëshmi të mëtejshme se popullsia po rritet.

Grupi njihet si Massaco pas lumit që përshkon tokat e tyre, por askush nuk e di se si e quajnë veten, ndërsa gjuha, struktura shoqërore dhe besimet e tyre mbeten një mister.

Fondacionit Kombëtar Brazilian të Popujve Indigjenë (Funai), i cili ka punuar për dekada për të mbrojtur territorin, vendosi disa kamera në një vend ku lë në mënyrë periodike pajisje metalike si dhurata, një praktikë e përdorur për të larguar njerëzit e pakontaktuar që të hynin në ferma ose kampe të prerjes së drurit për të marrë mjete, siç ka ndodhur në të kaluarën me pasoja tragjike.

Fotot e vendbanimeve Massaco janë kapur më parë gjatë ekspeditave të Funai në zona që imazhet satelitore konfirmuan se ishin braktisur.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim