Fotot e saj copëtuan zemrën e të
gjithëve, vdes vogëlushja me kance

Fotot e saj copëtuan zemrën e të<br />gjithëve, vdes vogëlushja me kance
Vogëlushja Jessica Whelan, e cila prej kohësh vuante nga sëmundja e kancerit, me zemrën e thyer prindërit e saj kanë njoftuar se ajo e ka humbur betejën me këtë sëmundje.

Vogëlushja u bë e njohur në rrjetet sociale, pasi prindërit e saj postuan foton e vogëlushes gjatë kimioterapisë ku ajo vuante dhe shkruan se ‘’Kjo është fytyra e vërtetë e kancerit’’.

Babai i vogëlushes ka shkruar në Facebook një status shumë prekës për vajzën e tij që nuk ja doli t’i mbijetonte kësaj sëmundje.

‘’Ajo që nga sot nuk do të vuajë më. Tani princesha ime është në krahët e engjëjve, duke luajtur me miqtë e saj. Ajo do të kujdeset për vëllain e saj të vogël nga lart derisa një ditë të gjithë do të bashkohemi sërish. I fola për herë të fundit dhe i thashë se çdo gjë do të rregullohet, dhe ajo i mbylli sytë për të mos i hapur më. I putha ballin për herë të fundit’’. 

vajza
vajza
vajza
  ( Kjo është fotoja që babi i saj postoi me mbishkrimin ''Kjo është fytyra e vërtetë e kancerit'')

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv