Dua Lipa ka udhëtuar së fundmi në Nju-Jork, aty ku duket se fansat e saj janë të shumtë dhe të çmendur pas artistes me origjinë shqiptare.

Ajo ka qenë e pranishme në studion e “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” dhe pasi është larguar nga godina, me qindra fansa kanë pritur në ambientet e jashtme këngëtaren për ta takuar atë dhe për të bërë foto.

Kjo gjë ka bërë që Dua Lipa të shoqërohet nga një numër i madh forcash sigurie.

 

 

2/5