TIRANË-Përmes një operacioni të posaçëm Bashkia e Tiranës ka liruar në kryeqytet hapësirat e zaptuara nga persona të ndryshëm për vende parkingu, të cilët në mënyrë të paligjshme përvetësonin një hapësirë publike.
Bashkia njofton përmes një postimi në Facebook se individët e papërgjegjshëm janë ndëshkuar me masa administrative.
"Çdo ditë, në çdo lagje, në çdo shesh, në çdo rrugicë, aty ku zaptohet me pa të drejtë hapësira publike dhe parkimet e banorëve, me mjete rrethanore. Ndjekim me përparësi ankesat që vijnë nga komuniteti, duke liruar së bashku me kolegët e Punëtorët e Qytetit - Bashkia Tiranë, hapësirat e zaptuara, si dhe duke ndëshkuar me masa administrative individët e papërgjegjshëm, që kryejnë këto dëmtime e zaptime të pronës së përbashkët. Stop", thuhet në postimin e Policisë Bashkiake Tiranë.
ku denoncohe keto shelje ?
PërgjigjuFutini dhe nga nje gjobe mos zene mend.
Përgjigju