FOTOT/ Kush janë pronarët e faqeve ‘Jeta Osh Qef’ e Lolita! Veliaj: Erland Dalliu dhe Anisa Caka gjoba autobusëve të Tiranës, do të paditen në prokurori

FOTOT/ Kush janë pronarët e faqeve ‘Jeta Osh Qef’ e Lolita! Veliaj: Erland Dalliu dhe Anisa Caka gjoba autobusëve të Tiranës, do të paditen në prokurori

Pronari i JOQ Erland Dalliu dhe Anisa Caka, pronare e Lolita

Sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj denoncoi me emra dy faqe online të cilat, kohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Veliaj tha se Erland Dalliu dhe 'Anisa e Vithkuqit' emri i vërtetë i së cilës është Anisa Caka, jane pronaret te portalet ''JOQ'' dhe ''Lolita'' dhe ata gjobisin pronarët të autobusëve të kryeqytetit. Por, cilët janë dy personat që drejtojnë dhe fshihen pas dy faqeve në fjalë, JOQ dhe Lolita? Në foto shihni Erland Dalliun, drejtuesin e “Jeta Osh Qef”, faqe për të cilën shumë biznese kanë shprehur shqetësimin se u duhet të paguajnë shuma të majme në mënyrë që të mos sulmohen me lajme fake nga JOQ.

Fotoja tjetër i përket personit të fshihet pas faqes Lolita, e që njihet vetëm me emrin “Anisa e Vithkuqit”. Emri i saj i vërtetë i saj është Anisa Caka. Ndërkaq, burimet thonë se Bashkia e Tiranës po përgatit padi për të dyja këto faqe dhe do të bëhen denoncimet përkatëse në Prokurorinë e Tiranës.

Anisa Caka, pronare e faqes Lolita

Erland Dalliu, pronar i faqes JOQ

Ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot gjatë takimit për prezantimin e projektit për linjën e shpejtë të autobusëve, ka denoncuar disa faqe online të cilat u kanë vendosur gjoba kompanive të transportit publik, për të mos publikuar lajme të rreme për to. Ai përmendi rastin e faqes ‘Jeta Osh Qef’ dhe Lolita, si dy portale që vendosin rregullisht gjoba.

“Ju që jeni drejtues të kompanive e dini fare mirë, se keni ardhur tek unë dhe më keni thënë: A ta paguaj atë Erland Dalliun e “Jeta Osh’ Qef”, vetëm që të më lërë rehat? Dhe përgjigja që keni dëgjuar nga unë është: “JO”. Për sa kohë që unë nuk i paguaj gjobat e Erland Dalliut dhe të “Jeta osh’ Qef”, nuk do t’i paguani as ju, se nuk mund të kemi një marrëdhënie ku ju paguani gjobat e atyre që janë tërë ditën me “Range Rover” dhe që s’kanë hipur ndonjëherë në autobus. Erland Dalliu është nipi i Brahim Dalliut - ta dijë gjyshi i tij, që në muajin e Ramazanit bëhet një haram i tillë dhe nipi i tij gjobit gjithë autobusët… i kam thënë edhe linjës së Kombinatit, “jo, s’ke për të paguar”, edhe linjës Green Line i kam thënë “s’ke për të paguar”, le t’iu vijnë me oferta. O do ta bëjmë këtë punë siç bëj unë punët e bashkisë, që pavarësisht gjobave vazhdojmë përpara, dhe koha na provon që kemi të drejtë, po kështu nuk bëhet të jesh nipi i një haxhiu të nderuar, një kleriku të madh si Brahim Dalliu, dhe sot Erland Dalliu u vë gjoba kompanive të autobusëve, kjo nuk pranohet, se në dallim nga ata gazetarët që të paktën dalin me emër, këta dalin edhe pa emër”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, ai deklaroi se drejtuesit e këtyre faqeve fshihen pas pseudonimeve.

“Më erdhi dje dikush tjetër për atë aksidentin e fundit, më tha: ‘Anisa e Vithkuqit e “Lolitës” më ka vënë gjobë’. I thashë: “Jo, jo, Anisa e Vithkuqit le t’i rrisë dy fëmijët e saj siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba”. Nuk do paguaj asnjë gjobë dhe këtë radhë do provoj që ti mund të bësh një fushatë me vendime të rëndësishme, me vendime të drejta, me vendime të ndershme pa paguar asnjë gjobë dhe të fitosh. Po ju garantoj, ne do t’i fitojmë këto beteja, jo vetëm politike, por edhe betejat për transportin publik, pa paguar asnjë gjobë, as Anisa Vithkuqit, as Erland Dalliut, dhe as ndonjë gjobaxhiu tjetër që fshihet pas emrave që duket sikur janë gallatë dhe në fakt janë makineritë më të mëdhaja të gjobave. Se i bie që duhet të fusni në bilancin tuaj edhe këto kosto. Pra, mirë kostoja e naftës, mirë kostoja  e stresit, mirë kostoja e dikujt që mund të jetë i sëmurë ose e dikujt që është me agjërim apo edhe e një aksidenti ku s’ke faj fare, por të fusësh edhe koston e Anisa Vithkuqit dhe Erland Dalliut, për të përballuar transportin publik… jam i sigurt që edhe Xhoni, edhe Kristiani [ekspertët e GIZ], teksa dëgjojnë fjalët e mia thonë: “s’e kishim dëgjuar këtë kosto të tillë!”, se sigurisht në Londër nuk ka njeri që të vë gjoba për autobus: “O paguaj këtu haraçin ose ne do të biem përditë dhe po të doli tym nga marmita do të themi që është zjarr”. Sigurisht që, Kristiani habitet dhe thotë “Ç’a janë këto muhabete!”, por këtu në Shqipëri, kush bën biznes, ka edhe një bilanc tjetër që është një bilanc në të zezë i haraçit që ti duhet të paguash nga këta që jetojnë me punë të pandershme, që nuk e nxjerrim emrin e tyre dhe nuk e thonë përballë kritikën, por fshihen pas një pseudonimi gallate, qejfi, por ndërkohë janë gjobaxhinjtë më të mëdhenj në këtë qytet”, deklaroi kryebashkiaku

Në takimin e sotëm Veliaj prezantroi projektin e Linjës së Shpejtë të Autobusëve, të cilën Bashkia Tiranë së bashku me mbështetjen e KFW dhe Qeverisë Shqiptare e kanë gati.  

“Të kalojmë në një sOIstem ku praktikisht në mënyrë të pandërprerë korridori i autobusëve as të mos penetrohet nga makinat apo këmbësorët, por të jetë në mënyrë të drejtë sidomos në ato rrugë apo linja që tashmë i kemi përcaktuar që janë Tirana e Re, Unaza dhe Kombinati që do të kalojnë në këtë sistem.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa

1675149515_800062f00797d954f.png

Kryebashkiaku Erion Veliaj denoncoi sot me emra dy faqe online të cilat, kohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë.

Veliaj tha se Erland Dalliu dhe 'Anisa e Vithkuqit' emri i vërtetë i së cilës është Anisa Caka, janë pronarët te portalet ''JOQ'' dhe ''Lolita'' dhe ata gjobisin pronarët të autobusëve të kryeqytetit.

Në lidhje me këtë lajm të publikuar nga Report Tv ka reaguar edhe reperi i njohur Noizy, i cili siç duket është sulmuar nga këto dy faqe.

‘Normal që jeni negativa dukeni’- shkruan Noizy.

Në një postim tjetër shkruan: Ja çdo të thotë të bëheni publik. Jo të nxirrni tjetër dhe mos dilni dhe pak ju por pse jeni me nerva në foto se kuptoj.

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loki: 31/03/2023 01:46

    Kjo faqia Lolita eshte dhe islamofobe. Cfare fytyre kjo Lolita

    Përgjigju
  • Kastro Zizo: 30/03/2023 17:17

    PSe genjeni, jam une admini, Erion Veliaj e di shume mire, te pyese Ajolen nese nuk beson.

    Përgjigju
  • Lepurushja jote: 30/03/2023 14:14

    Po sa i pashem ky Erlandi do i ket ngja mamit besoj po turinjt pse i var o kokpidh

    Përgjigju
  • Fabian: 30/03/2023 13:17

    Kta jane majoneta po kush eshte maestro qe i leviz kto

    Përgjigju
    • o fabjano: 31/03/2023 18:47

      thuhet marjoneta o trim me flete e jo majoneta

  • Endri: 30/03/2023 11:57

    Pershendetje JOQ Ju ka dal pronari i merzitur ne fotografi????

    Përgjigju
  • gezimi ngakruja: 30/03/2023 10:56

    aty ke fucia me acid te digjeni ju edhe te tjeret bashk me ju

    Përgjigju
  • Nacu: 30/03/2023 10:51

    Oh cdo kenoqena me Anisen tani. Do e bejme lolite te vertete. Apo nuk paska dhe syqe qe ti duken 4 rroçka pernjehere.

    Përgjigju
    • hahahaha: 31/03/2023 18:48

      vetem hunden qe ka si patellxhan italije mos ja prishni

  • Tata: 30/03/2023 10:42

    Po qe se kane genjyer,keni te drejte. Por te vertetat nuk cojne njeri ne burg kurre.

    Përgjigju
  • Turi: 30/03/2023 10:28

    Plera

    Përgjigju
  • cubat: 30/03/2023 08:09

    he mer skeni lene njeri pa shajt e pa kercenuar.he se mire ju behet po he

    Përgjigju
  • mima: 30/03/2023 08:05

    aa po kjo bushtra bashk me kete bushtren mashkull ti kapim ne foto tani ne pozicione te prireta e ti degjenerojme e tu bullizojme familjaret duke i nxjerr neper facebokra se shume te forte behen pas profileve pa surrat tani qe ua pame paskan pas arsye te forta qe skan nxjerr foto njerez te shemtuar e shpifur. Ta gezoni surratin se tani qe u njohem hajt se ju kemi ne dore :D

    Përgjigju
  • Kapo Kapllani: 30/03/2023 02:49

    Hahahaha

    Përgjigju
  • titi: 30/03/2023 02:06

    Keta jane dy injorante qe vjedhin duke nxitur ankth, turp e shkaterrim familjeje. Kjo fshatrja k qene nje injorante qe s'dinte s te krihte floket kur isht ene shkolle te mesme. Ky idioti duket ne fytyre se eshte mashtrues, rrce Sudeje. Shpresojme qe shteti t'i ndjeki penalisht dhe t'i hpi pak dyert e burgut qe e meritojne maksimalisht. Shihni profilin insta te JOQ, tani duket se merret me bamiresi dhe lamjme xhenazesh. Qe nga tetori s'ka postuar...?

    Përgjigju
  • Goni: 30/03/2023 00:08

    JOQ duhet mbyllur, dhe duhen ndjekur penalisht, me cfar te drejte keto ndryresira abuzojne me jeten private te njerezve te pasur apo te varfer, nje postim i tyre shkaterron familje, jete! Le ti sqarojne keto pasurit e luxit, lali eri pse u kujtua tani per kwto shpifesirat, ka pasur kohe boll,

    Përgjigju
  • Toni: 29/03/2023 23:49

    Perse do ti paditesh ne prokurori o zoteri, se po te thone cfare ndodh ketu realisht, per cfare vepre ?,.

    Përgjigju
  • Beni: 29/03/2023 23:32

    Ata duken qe ne fytyre ca njerzish negativ jane, plus nuk kane menduar kurr se sa keq i bejne njerzve me publikimet e tyre qe shumicen jane lajme te fryra dhe banale, nuk duhet te jene keta dy fshatar te rendomte qe te marrin meqaf nje shume te madhe njerzish, ne fund te fundit te jep zoti dhe te ze zullumi tyre

    Përgjigju
  • Ladi: 29/03/2023 23:21

    Kokrrat e legenave

    Përgjigju
  • Dina: 29/03/2023 23:04

    Keto fytyra te pista te shoqeris duhen denoncuar Jo vetem Nga Bashkia Por Edhe Nga ne individet qe me lajme te rreme te tyre krijojn konflikte komentesh, nxjerrin foto te individeve qe ju nxjerrin rrenat e tyre duke cenuar privatesine, etj… STOP gjobvenesve

    Përgjigju
  • AstritPrendi: 29/03/2023 23:00

    Sapo lash nje koment per kete.Pssi postova komentun u futa e lexova se c'komente kushte?Te gjithe pro lali Erit.Eeeh komenti im qe eshte ndryshe ,sdo miratohet nga stati juaj

    Përgjigju
  • Astrit Prendi: 29/03/2023 22:54

    Ik o Lali nashtruesi,kto dy faqe si ke korruotuar akoma,e ndaj shpif ndaj tyre.Ti po gjobit gjith Tiranen e po vjedh cdo centimeter toke e ba pallate e po ankohesh per OJQ e per LOLITEN...Ste vje turp

    Përgjigju
    • Pa vlere fare: 30/03/2023 01:33

      Bravo!! Hallall! E hengre sufllaqen sot..ik fli qe te mendosh se me ca e do sufllaqen neser. Epo tqr me gjithe sahanlepiresa, qe nuk iu shkulen njehere ketij vendi.

    • Pa vlere: 29/03/2023 23:23

      JOQ eshte gjobvenes i mirefillte. Kokrra e injorantit. Ti kerkoje prokuroria edhe ketij verifikim pasurie, fitimin, tatim fitimin, etj.. Bizneset po kalojne "ne vrime te miut" nga sikletet, keta katunare Vithkuqi dhe Dalliu na u bekan me Range Rover. Verifikim pasurie, dhe pastaj po e justifikuan fitimin sipas rregullave kapitaliste le te marrin dhe avion po deshen.

  • grea: 29/03/2023 22:33

    qe jem8 ne diktature liberale nuk diskutohet, por sot liberalet e sorosit po e nxjerrin surratin kush jane,kshuqe banda e gjimnazit sami frasheri qe u rekrutua nga sorosi do te heqi qafe ata qe i nxjerrin probleme duke filluar nga jeta o qef

    Përgjigju
  • Aktivisti nr.1: 29/03/2023 22:26

    Merruni me aktivistet edhe me gjera pa asnje shkleje ligjore, dhe harroni kto idiotlliqet tuaja, ndyresira, si ju te nxjerrin dhe me miliona te tjere s knaqemi dot mjaftushem !!!!!

    Përgjigju
  • Eriola: 29/03/2023 21:58

    Masa te menjehershme per njerez te tille qe mashtrojne popullin

    Përgjigju
  • Ani: 29/03/2023 21:49

    Le te marre denimin e duhur kushdo qe demton apo prish imazhin e tjereve.

    Përgjigju
  • vis: 29/03/2023 21:32

    Qe e meritojn nje te shkundur kto legenat, jane bere shume te bajatur,nxjerrin njerz me foto sepse i con dikush mesazh ,pa piken e vertetimit te lajmit ,kto e publikojne sikur eshte e vertet, shpresoje 1 dore e hekurt pwr keto

    Përgjigju
    • ana: 30/03/2023 00:03

      po kete pune ben edhe truthari sali me gjoja qytetarin digjital, por nuk i ka hyre gjembe ne kembe!

    • Kameri 2: 29/03/2023 21:49

      Shume e vertet

  • Marsida: 29/03/2023 21:20

    Shume e drejte!! Kush ushqehet duke prishur imazhin e dikujt tjeter,meriton te marre denimin e duhur...

    Përgjigju
  • Sargon: 29/03/2023 21:15

    Jetojmë në kohën e disinformimit,përbaltjes,sulmeve personale ofendimeve. E deri diku jemi mësuar disi , por ama shantazhi është përtej, dhe si soj i pa pranueshëm dhe i dënueshëm ashtu sic edhe duhet të jeteë në xhdo shoqëri të civilizuar…

    Përgjigju
  • Tedi: 29/03/2023 21:10

    Mjafton te ndjekesh ecurine e kesaj media te kuptosh se me shume gjase, e kemi tejkaluar madje edhe servilizmin me medioker te epokes diktatoriale Hoxha! Shkruajne vete, ashtu percart, komentojne vetveten, ashtu pa u merakosur, censurojne kritiken dhe ngrene ne "pidestal" injorancen!

    Përgjigju
  • Alma: 29/03/2023 21:07

    Dhe te mendosh qe keto pseudoportale denigrojne figurat e njerezve te ndershem qe me mund e djerse kane arritur çdo gje ne kete jete.Gjithsesi duhet njehere e mire te kuptojne qe nuk mund te luhet me jetet e njerezve dhe aq me shume me figurat e tyre

    Përgjigju
  • Sargon: 29/03/2023 21:06

    Jetojmë në kohë ku lufta e disinformimit ,përbaltja,sulmet personale janë bërë rend i ditës ,madje sukur nuk na bën më dhe aq përshtypje.po ama shantazhi është nivel tjetër, i pa tolerueshëm, dhe i dënueshëm si xhdo shoqëri e civilizuar…

    Përgjigju
  • Sokol: 29/03/2023 21:06

    Portale dezinformuese

    Përgjigju
  • Melina: 29/03/2023 21:01

    Dikur besonim ndonje gje por tani jane bere skandaloze dhe bravo bashkis per kte nisme qe kan mare se jane bere te neveritshem

    Përgjigju
  • Kelly Shehu: 29/03/2023 20:50

    Duhet patjetër Organet ligjëzbatuese të marrin masa të menjëhershme dhe këta individë të shkojnë mbas hekurave se ndryshe nuk do të ndalen. Boll me lajme fake dhe gjobvënës. Duhet të denoncohen media dhe individë të tillë.

    Përgjigju
  • Adenisa: 29/03/2023 20:45

    Te gjithe duhet te paguajne perpara drejtesise per te gjithe demet qe kane shkaktuar!

    Përgjigju
  • INA: 29/03/2023 20:43

    Duhet te merren masa nga Instancat ligjore ndaj ketyre individeve!

    Përgjigju
    • ana: 30/03/2023 00:05

      po per saliun me fake lajme gjoja nga qytetari digjital pse nuk e thua? Sa per lalin edhe ky atje do perfundoje, ceshtje kohe!

  • Аньа: 29/03/2023 20:41

    Shpifjet nuk tolerohen. E per çdo ankese qe te keni drejtohuni ne instancat perkatese.

    Përgjigju
  • DanIel: 29/03/2023 20:41

    Portalet me fake ne Shqiperi , Bashkia ka marre ne vendim te drejte per ti cuar perpara drejtesise!!!

    Përgjigju
  • Kestrina: 29/03/2023 20:40

    Dy faqe qe jane kthyer te neveritshme ku nuk lene gje pa hedhur ne to ????.Nese dikur besoheshin per ndonje gje ,tani cdokush e di shume mire qe po punojn per interesa te tyre ????

    Përgjigju
  • Ada: 29/03/2023 20:40

    Turp cfare shohim e degjojme!

    Përgjigju
  • Bojken: 29/03/2023 20:36

    Rrjeta te blera

    Përgjigju
  • Eljo: 29/03/2023 20:36

    Keto sjane media, keto jane kazan komplet

    Përgjigju
  • Nada: 29/03/2023 20:35

    Diçka që duhet të ishte bërë me kohë. Të ndiqen penalisht për arsye se shpërndajnë gjëra të paqëna dhe dezinformojnë qytetarët

    Përgjigju
  • Meri Shani: 29/03/2023 20:34

    Organet ligjzbatuese duhet te marin masa sa me pare per keto portale dezinformuese, bravo Bashkia Tirane per denoncimet e bera ndaj tyre !!!!

    Përgjigju
  • Lani: 29/03/2023 20:34

    Zero tolerance gjobevenesve!

    Përgjigju
  • Olsi: 29/03/2023 20:33

    Sa mir i eshte bere, e meritonin te demaskohen.

    Përgjigju
  • Magy: 29/03/2023 20:32

    Turp ... Denigroni pa piken e problemit figuren e kujdo qe nuk mendon si ju . Kontrolloni profilin me detaje per te gjetur nje kusheri te 6-shte qe puno ne administrate dhe direkt pa pike problemi .. Publikoni profilet e njerezve ,me foto kur askush ska Cenuar apo fyer askend. Kaq sa keni ne dore dhe shih cfare beni ,mendo te kishit me shume ju ...Media ? Kurre sdo jeni media e mirfillte me kete mendje "diabolike" sepse nuk ecet duke shkelur ne kurrizin e te tjereve ..

    Përgjigju
  • Bes: 29/03/2023 20:31

    Po e meritojne te shkojne ne prokurori. Se gjobvensa jane

    Përgjigju
  • Eljana: 29/03/2023 20:31

    Si mundem keta individe te vendosin gjoba pa te drejte ligjore ?? Me cfare lloj tageri vaj me det

    Përgjigju
  • Aldo.: 29/03/2023 20:31

    Nese te gjitha keto jane te verteta dhe vejne gjoba, mir tu bëhet dhe jo kazan mediatik por llumn fare qenkan.

    Përgjigju
  • "Patronazhisti": 29/03/2023 20:28

    O Halet e Shqiperise. Ju doli dhe ju fytyra sic publikoni persona ne port"halet" e juaja pa miratimin e tyre. Me respekt "Sufllaqexhiu" juaj i preferuar.

    Përgjigju
    • Kapo Kapllani: 30/03/2023 02:46

      Hahaha

  • Bim: 29/03/2023 20:28

    Si Berisha edhe ky fut ne thes gjysha e femije pa pik turpit

    Përgjigju
  • Jusuf Sahiti: 29/03/2023 20:27

    Keto jane fytyrat e gjobevenesve , drejtesia duhet te marri masa , vendim i duhur i Kryetarit te Bashkise !!!

    Përgjigju
  • Ina: 29/03/2023 20:26

    Portale shembuj te shemtuar te medias, vetem genjejne dhe mashtrojne popullin

    Përgjigju
  • Amarildo: 29/03/2023 20:26

    Faqe turpi

    Përgjigju
  • Dori: 29/03/2023 20:26

    Turp e faqe zeze

    Përgjigju
  • durresi: 29/03/2023 19:51

    rop q...mat qe vtm e nxin shqipnin

    Përgjigju
  • tyryfyli: 29/03/2023 19:02

    Ouu un e di qe eshte nga qereka ky tipi qe ka JOQ apo ky eshte matrapazi haha shkofshi ne djall.

    Përgjigju
  • gjoba: 29/03/2023 18:32

    epo te te veje gjobe dhe kjo laraska pra ...paskan merdhif burrat e biznesmenet ne vend

    Përgjigju
  • Mjeku: 29/03/2023 18:27

    Kane marre njerez ne qafe me shpifjet e tyre anonime pas mediave sociale. Nuk lene pallat qe ndertohet pa ju vendos gjobe dhe supermarketi. Nuk jane vetem keta por edhe media televizive kombetare qe merren me kete sport dhe me vone kerkojne mbrotje nga shteti kur i gjuajne me kallash.

    Përgjigju
  • Erlandi: 29/03/2023 17:44

    Nuk ka mundësi se Erlandi është besimtar musliman dhe i fal pesë vaktet, ai nuk merret me të tilla pune te pista, Allahu e udhëzoftë Erionin per ato që thote

    Përgjigju
    • Joerlandi: 29/03/2023 19:34

      Erland dalliu ti je? Ke harruar te fshehesh emrin????????

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 29/03/2023 17:42

    Pra kush ka ndonje inat me keta tani nuk jane me te mbrojtur. I bej thirrje policise te marre ne ruajtje keta persona se kam frike se do ndodhe ndonje gje e do shfrytezohet politikisht.

    Përgjigju
    • Titu: 30/03/2023 09:46

      O ardit ti je mor sahanlepires

  • Haka Tekizoti: 29/03/2023 17:39

    Këta dhe të gjithë ata si këta duhet të kalben në burg. Tipa të tillë nuk rehabilitohen kurrë.

    Përgjigju
  • aksionisti: 29/03/2023 17:35

    Jo ne prokurori, por ne internim ti cojne....ne Spac. Qe ta mendojne 2 here para se te shprehin mendim ndryshe.......

    Përgjigju
    • Anna: 10/09/2024 22:15

      They deserve the worst !!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje