Atmosfera festive ka filluar të ndjehet në të gjithë vendin. Pema e vitit të ri është vendosur në disa prej qyteteve në rrethe, por nuk mund të mungonte në Tiranë.
Krahas ndezjes së dritave në pemën e madhe të vendosur në sheshin “Skënderbej”, edhe rrugët dhe godinat kryesore janë zbukuruar nga Dekori i Qytetit, duke i dhënë një atmosferë festive këtyre ditëve të fundit të 2022.
Nuk na mbetet asgjë tejtër veçse të shijojmë këtë ditë festive me personat më të dashur.
Komento