Pamjet/ Mbyllet stërvitja GRUPEX, forcat detare shqiptare aftësohen për situatat e luftimeve! Ministri: Shtojmë flotën tonë, gati të presin edhe 'Defender 2023'

Në datat 25 dhe 26 maj është zhvilluar në bregdetin e Vlorës stërvitja GRUPEX, stërvitje dy ditore për certifikimin e grupeve të anijeve në kryerjen e detyrave luftarake dhe të luftimit të vërtetë. Gjate dy ditëve të stërvitjes kishte skenarë të ndryshëm të të gjitha mënyrave të luftimit. Për herë të parë u zhvillua dhe NEO (non combatants evacuation operation). 

Ndërsa e djeshmja ishte një ditë ku kishte qitje bregdetare me top 20 mm dhe mitralozë 12.7mm

Kjo stërvitje u zhvillua në kuadrin e për gatitjes së Forcave Detare për realizimin e misionit dhe detyrave që dalin prej tij, si dhe për përgatitjen në përballimin e situatave në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të zbatimit të ligjit në det në prag të sezonit turistik.

Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi foli për një plan ambicioz që Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria ka për Sigurinë Kibernetike. “Për Forcën Detare kemi gjithashtu ambicie dhe plane ashtu siç i kemi ndarë me komandantin për të shtuar flotën tonë në një të ardhme afatmesme, për të rritur kapacitetet tona të mirëmbajtjes. Jemi në proces të indetifikimit në mënyrat më të mira se si mund të kemi një përgjigje më të mirë të të gjitha nevojave për mirëmbajtje, por edhe siç e thashë të ndërtimit, blerjes së anijeve të tjera siç i kemi në objektivat e kapaciteteve”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Z. Peleshi u shpreh se parashikohen investime të mëdha në fushën e infrastrukturës dhe këto po diskutohen dhe planifikohen edhe me programin qeveritar si pjesë e projekteve të mëdha për Shqipërinë.

Ministri I Mbrojtjes vuri në djukje përvojën që Forcat e Armatosura të Shqipërisëmorën pikërisht një vit mëparë nga stërvitja më e madhe “Defender 2021”. “Vlen të kujtoj që para 1 viti, në të gjithë territorin e Shqipërisë është zhvilluar stërvitja “Defender-21”, pra një komponent i rëndësishëm i saj ka qenë edhe në det dhe besoj që kemi marë mësime, kemi rritur ndërveprueshmërinë në një përmasë që kurrë më parë nuk e kemi patur shancin. Kështu që jemi tani edhe më gati për t’u bërë një vend pritës, jo vetëm në tokë, por edhe në ajër, edhe në det për vitin tjetër “Defender-23” edhe në vazhdim”, theksoi ministri Peleshi.

Ndërsa Komandanti i Forcës Detare, Kundëradmiral Adnand Agastra shpjegoi qëllimet e kësaj stërvitjeje, që kanë të bëjnë edhe me shërbimin konkret ndaj komunitetit. “Pas kësaj stërvitjeje, anijet do të shpërndahen në të gjithë bregdetin shqiptar; nga Shëngjini deri në Sarandë, në të gjitha portet e hapura, por edhe bazat e Forcës Detare me qëllim që t’i përgjigjemi situatave të sezonit për shkak të rritjes së fluksit, të turistëve, të përdorimit edhe të paligjshëm të detit. Anijet do të jenë me kohë në rajon për t’ju përgjigjur të gjitha situatave”, u shpreh Kundëradmiral Agastra.

Kjo stërvitje kishte si synim vlerësimin dhe certifikimin e grupeve të anijeve patrulluese si njësi zbatuese, testimin e aftësive organizative dhe komanduese të komandantëve të grupeve, planëzimin e Shtabit të Flotiljes Detare si dhe kryerjen e qitjeve me armatimin e anijeve. Në stërvitjen Grupex-22 dhe qitjet bregdetare morën pjesë 11 anije të Flotiljes Detare, 3 anije të klasit “ARCH ANGEL” si edhe Grupi i Bordingut. Stërvitja dhe qitjet bregdetare u zhvilluan në përputhje me dokumentet stërvitore si dhe ato të NATO-s.

Në lidhje me këtë stërvitje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shkruar në Facebook. 

“Përmbyllet me sukses stërvitja Grupex-22. Anijet e Forcës Detare testuan aftësitë dhe kapacitetet për zbatimin e ligjshmërisë në det në prag të sezonit turistik. Efektivë të Forcës Detare kryen stërvitje dhe qitje bregdetare në përputhje me dokumentet stërvitore të FA dhe NATO-s. Plane dhe ambicie të shtojmë flotën tonë në një të ardhme afatmesme, për të rritur kapacitetet e mirëmbajtjes. Të gatshëm të bëhemi sërish vend pritës për stërvitjen “Defender ‘23” në tokë, ajër e det”, ka shkruar Peleshi.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi