Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, shqiptari i Forumit Shqiptar, Marash Dukaj ka marrë mbrëmë çmimin prestigjoz “Grand Albanian Excellence” në eventin e përvitshëm “Albanian Excellence” ku mblidhen personalitete shqiptare te spikatura nga shume fusha nga e gjithe bota.
Dukaj ishte i vetmi shqiptar i Malit të Zi që mori çmimin e madh. Ai ka reaguar në rrrjetet sociale duke shkruar:
“Jam i nderuar që mora çmimin e madh Grand Albanian Excellence 2024, organizuar mes shqiptarëve të suksesshëm nga të gjitha trevat dhe diaspora në Tiranë
Isha personaliteti i vetëm nga Mali i Zi i nderuar me këtë çmim të lartë që ndahet çdo vit persaliteteve të njohura. Ndër fituesit e sivjetshëm ishte edhe Presidentja e Repubikës së Kosovës, Vjosa Osamni e shumë figura tjera nga jeta kulturore, artistike, biznesit etj. Ky është një moment i veçantë për mua, një mundësi për të shprehur mirënjohjen time ndaj të gjithëve që kanë kontribuar në këtë rrugëtim timin. Ky çmim është i të gjithë skuadrës sime së shqiptarëve në Mal të Zi' shkruan teksa poston foto nga eventi i madh i mbajtur mbrëmë.