Aktorja e njohur Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen. Këtë ditë të veçantë për të, aktorja ka zgjedhur që të ‘arratiset’ në Theth dhe të festojë me njerëzit më të afërt në mal.
Urimet kanë qenë të shumta, nga bota e showbizzit por edhe nga familjarët. Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte urimi që i kishte bërë vajza e Mark Frrokut, duke e cilësuar Rudinën si njerkën më të çmendur. Aktorja gjithmonë e ka shfaqur që ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Markut.
“Gëzuar ditëlindjen njerkës më të çmendur”- shkruan Mara krah fotos me Rudinën dhe motrën e saj.
Por, nuk mbaron këtu. Rudina fryu qirinjtë e ditëlindjes me një ‘tortë’ prej djathi.