Drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Arsimit: Pandemia detyron zhvillimin e mësimit me turne, jemi dakordësuar me prindërit! 90% e mësuesve janë vaksinuar kundër COVID

Ky është viti i dytë shkollor, në të cilin mësimi do të zhvillohet nën respektimin e masave anti-COVID për shkak të pandemisë. Në disa shkolla të vendit, mësimi po zhvillohet me turne, dhe kjo ka shkaktuar edhe pakënaqësi tek prindërit, kjo për faktin se orët mësimore zgjasin deri në 30 minuta.

Zamira Gjini, drejtoreshe e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, në një intervistë për Report Tv thotë se masat janë marrë të detyruara për shkak të pandemisë së COVID dhe se është dakordësuar edhe më prindërit. Gjini tha se jo të gjitha shkollat e vendit zhvillojnë mësim me turne pasi afër 80% zhvillojnë orën mësimore 45 minuta, ndërkohë që më shumë se 15 % zhvillojnë mësim me dy turne dhe vetëm për 6% e nxënësve mësimi zhvillohet me 4 turne.

‘Sot është dita e parë megjithëse nxënësit kanë qenë në shkollë që nga 1 shtatori. Është parë që mësimi plotësues është ndjekur rregullisht nga nxënësit.  Në 80% të shkollave në gjithë Shqipërinë  e bëjnë mësimin në 45 minuta pasi janë shkolla që mund të zbatohet protokolli. Janë afër 15%-16 që do ta bëjnë me dy turne dhe janë 6% që do ta bëjnë me katër turne. Janë shkolla me numër të mëdha nxënësish. Është një grup shkollash ku në të njëjtën godinë zhvillojnë mësime dy shkolla. Prindërit janë komunikuar nga mësuesit kujdestar për orarin e zhvillimit të mësimit dhe janë dakordësuar më mësuesit kujdestar të tyre për të zhvilluar mësimin në kushtet e detyruar nga pandemia e COVID. Jemi këshilluar me prindërit, mësuesit edhe parlamentin e nxënësve për të vendosur për orarin e mësimit. Këto nuk janë kushtet normale, por të detyruar për shkak të situatës dhe është gjetur zgjidhja vetëm për një numër të caktuar nxënësish, në shkolla ku ka shumë nxënës. Ato ndjekin të njëjtin program mësimor, mësuesit janë pranë tyre.’- tha Gjini.

Gjini zbuloi po ashtu se në vend janë vaksinuar 90% e arsimtarëve në të gjithë vendin, ndërkohë që shtoi se ato janë të përgatitur për çdo skenar në rast të përkeqësimit të pandemisë.

‘Shpresojmë që situata mos të përkeqësohet me pandeminë, por kemi një skenar sesi duhet të veprojnë shkollat e mësuesit për ta zhvilluar mësimin me nxënësit. Numri i mësuesve të vaksinuar ka shkuar deri në 90%. Në 10% të tyre ka disa mësues që kanë disa sëmundje që nuk mund të bëjnë vaksinën, disa sapo ka kaluar COVID, ndërkohë që pjesa tjetër po vijon të kryejë vaksinën.’- u shpreh Gjini.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cimi: 27/09/2021 15:15

    Eshte absurde qe femijet e klasave te para te shkojne ne shkolle ne turnin e dyte ,pasi ata vine nga sistemi parashkollor dhe ne ate ore kane patur regjim gjumi.Si rrjedhim do te jene te pavemndshem per zvhvillimin normal te mesimit.Gjithashtu nuk e kuptoj menyren se si Ministria e Arsimit ka dokortesuar me prinderit per zhvillimin e mesimit me turne,

    Përgjigju
  • Arsimi: 27/09/2021 12:07

    Kjo eshte drejtoreshe e deshtuar. Nje ore mesimi 25 min eshte tallje. U be 2 vjet historia e pandemise dhe asnje Maße nuk eshte marre. Mjere femijet tane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)