FOTOT/ Pas 61 shtëpive të para, gati dhe 74 banesa të tjera në Ndroq, drejt përfundimit lagjia e re

FOTOT/ Pas 61 shtëpive të para, gati dhe 74 banesa të tjera në Ndroq, drejt përfundimit lagjia e re

Pamje nga shtëpiat në Ndroq

Pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit. 350 banorë të Njësisë Administrative Ndroq në Bashkinë Tiranë, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar, me shtëpi të reja.

Shumë shpejt një bllok tërësisht i ri banimi me 74 banesa individuale do të jetë gati për banorët e rinj, të cilët kanë tashmë banesa jo vetëm më të mira dhe më të sigurta se banesat e tyre të mëparshme, por dhe më afër institucioneve që ofrojnë shërbimet. 

Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto, blloku i ri i banimit me banesa individuale do të ketë dhe të gjjithë infrastrukturën e nevojshme, si sistem ndriçimi, asfaltim, trotuare, rrjet kanalizimesh për ujërat e bardha dhe të zeza etj. 

Bashkia e Tiranës po vijon punimet dhe për lagjet e reja me pallate në zonën e Kombinatit dhe tek “5 Maji”, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti dhe ato nga projekti i rindërtimit.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?