FOTOT/ Rama publikon projektin e Benet Becit për transformimin e Shkodrës: Vihet në jetë vetëm nëse hapet rruga e ndryshimit

FOTOT/ Rama publikon projektin e Benet Becit për transformimin e Shkodrës: Vihet në jetë vetëm nëse hapet rruga e ndryshimit

Foto nga projekti për transformimin e Shkodrës

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga projekti i kandidatit të PS, Benet Becit për transformimin e qytetit të Shkodrës. Ky projekt përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh, që do të përfshijë portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu.

Teksa ka publikuar foto e këtij projekti, Rama u bën thirrje shkodranëve që më 14 maj të votojnë për Partinë Socialiste dhe transformimin e Shkodrës. Kreu i qeverisë, thotë se një projekt i tillë do të vihet në jetë vetëm nëse hapet rruga e ndryshimit, duke i lënë kështu të nënkuptuar zgjedhësve që të votojnë për PS. Ky mesazh i Ramës, vjen vetëm një ditë pasi deklaroi se nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi mes qeverisë dhe kryebashkiakëve të non gratës që do të zgjidhen në 14 maj.

"Ky është një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë Shqiptare, që pret prej disa kohësh të shohë dritën e rrugës së zbatimit, nëse dhe sapo hapet rruga e ndryshimit Projekti - vepër e arkitektit spanjoll Jesus Hernandez, autori i “qilimit të gurtë” të sheshit të Shirokës që u vlerësua edhe me çmim ndërkombëtar - përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh; portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu që do të nxjerrë në pah për vizitorë e turistë historinë rrezatuese të Shkodrës në shekuj Ky projekt gjithashtu do të ketë impakt të lartë edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet, pasi parashikon zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi. KY ËSHTË NJË NGA PROJEKTET TRANSFORMUESE PËR SHKODRËN, FATI I TË CILËVE ËSHTË I LIDHUR FORT ME VULLNETIN E KOMUNITETIT SHKODRAN MË 14 MAJ", shkruan Rama. 

Projekti për transformimin e Shkodrës është vepër e arkitektit spanjoll Jesus Hernandez, autori i “qilimit të gurtë” të sheshit të Shirokës. Projekti është përgatitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë. Po ashtu do të ketë edhe një rrugë për këmbësorët dhe biçikletat, si edhe një muze si tribut për të shkuarën e Shkodrës.

Ky projekt gjithashtu do të ketë impakt edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet, pasi përfshin edhe zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahcallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
‘Lundrimi mbi liqen dhe Bunë nuk është më vetëm një ëndërr’, Benet Beci shpalos idenë e portit tek Ura e Bunës

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës ka dhënë të tjera detaje sot në lidhje me projektin për ‘Hyrjen e Shkodrës, projektin e prezantuar dje, të cilit i bëri jehonë edhe Kryeministri Rama. Beci ka shkruar sot në Facebook për portin tek ‘Ura e Bunës’

“Për shekuj me radhë brigjet e Bunës në të dyja anët e lumit, në zonën ku tani  ndodhet ura  e Bunës, kanë qenë një zonë që priste dhjetëra anije duke ngarkuar e shkarkuar mallra apo peshk nga Buna e Liqeni.  Aty pranë kishte punishte për ndërtimin dhe riparimin e varkave, varka që ishin të famshme për format e tyre të bukura dhe siluetat plot stil.

Ndërtimi i portit dhe i muzeut të lundrimit krijon dy elemente të ndërthurura që sjellin në vëmendje një prej elementeve që e kanë bërë Shkodrën një qendër të rëndësishme ekonomike në rajon.

Porti ka një dimension 60 me 20 metra. Ka një platformë lundruese që krijon akses të kollajtë për në mjetet lundruese dhe lidhet me bregun me një urë këmbësore elegante.

Porti do të lejojë ankorimin dhe lundrimin e varkave dhe trageteve për në Shirokë dhe Zogaj (molet e të cilave po përfundojnë) dhe së shpejti edhe drejt moleve të tjera dhe portit të VirPazarit në pjesën malazeze të liqenit. Porti do të shërbejë  për udhëtimet për dhe nga lumi Buna pasi të kryhen studimet dhe ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë atë të lundrueshme.

Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me operatorët e interesuar turistikë, do të bëjë të mundur një linjë periodike lundrimi gjatë sezonit turistik nga Shkodra drejt Shirokës e Zogajt. Do të bëjmë çdo përpjekje për të pasur transport sa më ekologjik model në Liqen.  Kthimi i lundrimit mbi liqen dhe Bunë nuk është më vetëm një ëndërr”, shkruan në Facebook Benet Beci.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/04/2023 01:51

    Ne asnje vend te botes nuk kushtezohen projektet me vote,sidomos te tille si ky qe mund te zbatohen dhe nga vete bashkite,me taksat e brendeshme,pa i kerkuar asnje cent qeverise qendrore.Mund te marrin kohe me te gjate per t'u realizuar,por nuk jane te pamundura.Rama duhet te kete kujdes me deklarata te tilla,ke te besh me votues qe jane njerez,jo qen qe ju tund perpara kocken dhe pret te te lepijne doren!

    Përgjigju
  • Në Tiranë: 23/04/2023 22:51

    Ore dhe mirë,po ju pse nuk e bëni një Park Multifunksional edhe te Diga e Liqenit të Tiranës??!!..po po duke mbjellë një Park Të Gjelbër me Pemë Mesdhetare aty poshtë z(edhe mbi Digë)!

    Përgjigju
  • alfred: 23/04/2023 22:18

    Po ti shikosh fotot me kujdes , ai që e njeh këtë zonë , nuk tregohet aspak mbas gjysmës së urës së bunës .

    Përgjigju
  • alfred: 23/04/2023 22:08

    Projektet janë konkuruese dhe mund të jenë bindëse në zbatim e sipër ,po atyre projekteve ju zbehet shkëlqimi dhe bukuria nëqoftëse lihet në harresë zona përballë këtyre projekteve, mbas urës së vjetër të bunës, pjesë e cila eshtë në një gjëndje skandaloze dhe të mjeruar në shtëpitë e të cilave banojnë një komunitet që ka nevojë për një ndihmë urgjente në financim për përmirësimin e kushteve të jetesës,ndërtesave dhe ambjenteve publike , atëherë themi që projektet janë në nivelin që kërkohet, por koha do ta tregojë këtë mundësi.

    Përgjigju
  • ''":;,: 23/04/2023 21:37

    Te pakten ne Shkoder kishte ken e mara e zotit pjesa intellettuale me u distancu nga non grata!!ata kan votu Agron Celen me sy ne balle qe e kishte kthy LSI ne prostitucion duke grumullu me qindra femna dhe grabiti prona si ne Velipoj e kafen e madhe midis Shkodres nen pretekstin se jam biri i Shkodres dhe jetoj me ju e nuk kam ik ne Tirane si tjert.

    Përgjigju
  • O tej: 23/04/2023 21:19

    Shkdodraluce thirri menjrs voto per vehten tende lene Berishen te haje bishtin e qenit dhe soiun Meten te haje mu”in e Monik baxhellesh.

    Përgjigju
  • Albi: 23/04/2023 20:35

    Shkodra merito shum por injoraca mren jash shkodres nuk po e zhvidhone. Ky lloje projektit i shkon nje qytetite si ska problem me plenate edhe me ujenate e zeza. Pra shkodra i ka

    Përgjigju
  • Shperthyesi: 23/04/2023 19:33

    Joni, Miri, Sindi, Klodi, Tea, Roni, Ani, Eno, Titi ==== sufllaqe ke baba

    Përgjigju
  • klodi: 23/04/2023 17:17

    po shkodra ka nevoje per ndryshim

    Përgjigju
  • Tea: 23/04/2023 16:41

    Projekt fantastik qe vetem nga ju mund te realizohej

    Përgjigju
  • romi: 23/04/2023 16:12

    po pse i kushtezon fondet dhe investimet ne shkoder o legen,, ato para jane nga taksat tona,,nuk jane parate qe ti ka lene ty mamaja apo kristaqi...

    Përgjigju
  • Mario: 23/04/2023 15:20

    Me pelqen vetem idea e pemeve te mbjella ne ishuj artificiale te vizitueshem me varka te vogla per te pushuar ne shezllone ditore. Pjesa tjeter duket me interesante vetem ne zgjerimin e rruges hyrese deri tek kthesa e velipojes. Suksese qeverise ne kete angazhim para popullit te shkodres, me krahe te lehte dhe ere te mbare se kur e kerkon bashkepunimi gjendet mjafton te kesh vullnet te mire per ti sherbyer popullit vetem perpara

    Përgjigju
  • Roni: 23/04/2023 13:35

    Ndryshim shume i mire per Shkodren

    Përgjigju
  • Joni: 23/04/2023 13:35

    Qenka projekt fantastik

    Përgjigju
  • Eno: 23/04/2023 13:12

    Cdo dite e me shume po shohim projekte e pune nga kjo qeveri

    Përgjigju
  • Ani: 23/04/2023 13:11

    Projekt mese i nevojshem do te tjoja per zhvillim e turzimit ne kete vend

    Përgjigju
  • Dori: 23/04/2023 12:38

    Gjynaf te kushtezosh jeten e nje qyteti me voten per partine.Jemi kthyer me mentalitet shekuj pas ...

    Përgjigju
  • titi: 23/04/2023 12:04

    shume bukur

    Përgjigju
  • Geri: 23/04/2023 11:52

    Per ta betonizuar akoma me shume

    Përgjigju
  • Olsi: 23/04/2023 11:44

    I lumte qeveris qe punon vazhdimisht e sjell projekte te tilla ne kete vend

    Përgjigju
  • Sindi: 23/04/2023 11:44

    Nje projekt i tilla ka per ta bere shkodren akoma edhe me speciale

    Përgjigju
  • Mira: 23/04/2023 11:41

    Investime te cilat do te ndikojne per shume mire ne vendin tone

    Përgjigju
  • Joni: 23/04/2023 11:40

    Nje projekt shume interesAnt

    Përgjigju
    • Gaci: 23/04/2023 12:38

      Jo po ta leme Shkoderlocen ne baltovinen e te ashtuquajturve demokrate...e mjerueshme te shikosh ku asht katandis...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës