Për festën e Shën Valentinit, Bashkia  e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve. Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vetë me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

Një balonë gjigande me zemra ndodhet përpara Bashkisë, ndërkohë që ato kanë ‘pushtuar’ pothuajse gjithë fasadën. Zbukurimet janë realizuar edhe në zona të ndryshme të qytetit.