FIER- Në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Fier po vijon puna për rikonstruktimin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga punimet për transformimin e kësaj shkolle.
Kjo shkollë do të ofrojë standarde dhe kushte bashkëkohore për 850 nxënës dhe mësues
“MIRËMËNGJESI dhe me punën për transformimin e shkollës “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që do të garantojë kushte dinjitoze dhe standarde bashkëkohore për 850 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.