FOTOT/ Vrasja e drejtoreshës në Ekuador, Resbala drejtonte burgun me 12 mijë të dënuar! ‘Sicario’ për ta hequr qafe, urdhri dyshohet se u dha nga brenda

FOTOT/ Vrasja e drejtoreshës në Ekuador, Resbala drejtonte burgun me 12 mijë të dënuar! ‘Sicario’ për ta hequr qafe, urdhri dyshohet se u dha nga brenda

Momenti pas atentatit, trupi i drejtoreshës Maria Resabala, në sedilen e bashkë-pilotit në makinë

Momenti pas atentatit, trupi i drejtoreshës në sedilen e bashkë-pilotit në makinë

Ekuador- Vrasësit i dhanë fund jetës së María Daniela Icaza Resabala, e cila ishte drejtoresha përgjegjëse e burgut Guayaquil Litoral, në Ekuador.

Kjo ngjarje ka ndodhur në orën 18:00 të së enjtes në Ekuador, (rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, 13 Shtator me orën europiane), në hyrje të Pascuales, pranë burgut.

Vrasja e zyrtares ndodhi kur ajo po lëvizte me një makinë “Chevrolet”, vishnjë, në rrugën për në Daule, kur iu afruan “Sicario”-t për ta vrarë (vrasës me pagesë). Icaza kryesoi Qendrën e Rehabilitimit Social të Meshkujve Nr. 1, kurse motivet dhe autorët mbeten ende të panjohur.

Drejtoresha e IEVP-së Litoral udhëtonte në makinë si bashkë-pilot, kur persona të panjohur e qëlluan disa herë mbi të. Policia Kombëtare përmes rrjeteve të saj sociale ka konfirmuar vdekjen e Icazës pas sulmit të armatosur (në foto momenti i vrasjes).

Maria Icasa Resabala, drejtoresha e vrarë

Pas ngjarjes, Policia njoftoi se po kryhej operacioni për gjetjen e autorëve të vrasjes së zyrtarit.

“Personeli ynë i policisë tashmë është në vendngjarje duke nisur hetimet që do të lejojnë gjetjen e personave përgjegjës”, thuhet në një publikim nga enti.

Pas orës 19:25, Shërbimi Kombëtar i Kujdesit Gjithëpërfshirës ndaj të rriturve të privuar nga liria dhe adoleshentëve kundërvajtës (SNAI), rikonfirmoi vrasjen e Drejtores së IEVP-së.

“Me keqardhje dhe pikëllim të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për vdekjen e María Daniela Icaza Resabala”, thuhet në një ngushëllim.

Në të tregohet se ajo ka përmbushur funksionet e drejtoreshës në krye të CPL Guayas Masculino Nr. 1. Kujtojmë se në këtë institucion të izolimit dhe vuajtjes së dënimit ka edhe shqiptarë, anëtarë të karteleve të ndryshme.

Burgu i Guayaquil dhe bezha e drejtoreshës së vrarë

Vetëm më 3 Shtator pati një tjetër precedent, teksa në rrethana të ngjashme u ekzekutua Álex Guevara, drejtori i burgut Lago Agrio, në provincën amazonike të Sucumbíos. Pista kryesore për atentatin mbetet lufta e brendshme mes klaneve kriminale të burgut më të madh.

Resabala drejtonte një burg me 12 mijë persona të arrestuar dhe dënuar, nga të cilët 6 mijë ishin për krime të rënda. Nga viti 2021 dhe deri në 2023 aty janë regjistruar dhjetëra vrasje mes klaneve kriminale në konflikte për të kontrolluar territorin e brendshëm të burgut dhe drejtuar aktivitete të paligjshme.

Shpesh policisë i është dashur të ndërhyjë për të vendosur rregull. Sipas statistikave, tre vitet e fundit janë regjistruar dhjetëra të vrarë në vit. Kurse statistikat e vendit flasin për rreth 47 të vrarë për 100 mijë banorë. Precedentët e atentateve ndaj drejtorëve të burgjeve kanë qenë në rritje.

Policia ekuadoriane në vendngjarje pas atentatit


Lajmi kryesor:

Vritet drejtoresha e burgut më të madh në Ekuador


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Siguria në shkolla, ndër prioritetet kryesore të MB! Do zbatojmë projektin

Ministri Hoxha: Siguria në shkolla, ndër prioritetet kryesore të MB! Do zbatojmë projektin "Smart City" për të rritur sigurinë në gjithë Shqipërinë