Fototeka Marubi me projekte
të reja për sezonin turistik

Fototeka Marubi me projekte<br />të reja për sezonin turistik
SHKODER- E konsideruar si një nga vlerat më të spikatura të historisë së Shkodrës, rajonit verior, por edhe krejt vendit tonë, madje duke shkuar edhe më tej, pasi me faktet, dokumentet dhe materialet që disponon hedh dritë edhe për shtetet e tjera të rajonit, Fototeka Kombëtare Marubi në qytetin e Shkodrës, këtë vit pritet të jetë në fokus të turistëve të huaj dhe vendas. "Ne realisht jemi një institucion arkivi, por prej një viti kemi ridimensionuar dhe riinstaluar ekspozitën, e cila është gjithnjë e hapur për turistët", shprehet drejtori i këtij institucioni, Luçian Bedeni. Sipas tij, këtë vit Fototeka Kombëtare Marubi pritet të shënojë një rritje në krahasim me vitin e kaluar në drejtim të thithjes së turistëve vendas dhe të huaj.

"Ne, këtë vit kemi menduar një sërë aktivitetesh, ku ato më kryesoret do të kulmojnë në gjysën e dytë të gushtit dhe në dy javët e para të muajit shtator. Patjetër që do të jenë ditë intensive dhe javë intensive me aktivitete kulturore, dhe kjo kryesisht e lidhur me turistët”, vijon Bedeni.

Në rritjen e vemendjes dhe të potencialit të këtij institucioni, për Bedenin ka ndikuar jo pak edhe pasurimi i vazhdueshëm që po shënon nga dita në ditë kjo fototekë me materiale shumë të hershme të historisë, të vënë në dispozicion nga qytetarë të ndryshme, shkodranë dhe më gjërë. "Tashmë Fototeka Kombëtare Marubi ka shpallur projektin "Marubi ruhet", ku Bashkia Shkodër dhe ajo e Ulqinit, në një program të posaçëm, promovon vlerat e Fototekës Kombëtare Marubi, i cili konsiston kryesisht në sjelljen e fotografive të hershme”, pohon drejtori Bedeni.
 
Motoja e këtij projekti është "në emër të së shkuarës, kontribut për të ardhmen, fshij pluhurin, sill fotografinë tënde", që, sipas drejtorit Bedeni, gjatë muajve të fundit, ka bërë të mundur që të gjithë të sjellin fotografi të vjetra pranë Fototekes Kombëtare Marubi.

"Unë në të vërtetë jam tepër entuziast, duke qënë se po shikoj frytet e para, dhe deri tani mund të jenë sjellë në fototekë mbi një mijë foto, kur kemi vetem 4-5 muaj që kemi lançuar këtë projekt, gjë që tregon se gjatë periudhës në vazhdim, bilanci pritet të jetë edhe më pozitiv", përfundon Bedeni.

(Shkrimi u publikua sot në gazetën "Shqiptarja.com")
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj