Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar për sulmin me vezë ndaj tij sot, nga disa të rinj të FRPD, në nisje të takimit me aktorët e Teatrit Kombëtar. Kësaj radhe ai ka postuar në Facebook një foto-montazh, ku ai duket si aktori Keanu Reeves në filmin ‘Matrix’, teksa iu shmanget me sukses disa 'vezëve'.

Duke përdorur dialektin e Tiranës, Veliaj ironizon kreun e opozitës Lulzim Basha. "T'kishte Lulzim Basha nishan do kish bo noj punë në Tiranë a do kish fitu noi palë zgjedhje", shkruan Veliaj. 



Kujtojë që sulmin me vezë ndaj kryebashkiakut e bënë të rinjtë e FRPD.