FOTO-VIDEO/ Dy orë në trafik, vijon kaosi në Tiranë-Durrës, i sëmuri bllokohet në rrugë

Situata kaotike ka shoqëruar dhe ditën e sotme autostradën Tiranë-Durrës, për shkak të trafikut tejet të rënduar pas nisjes së punimeve për rehabilitimin e rrugës. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka ndjekur sot nga afër situatën, ku qytetarëve ju është dashur të presin mbi një orë në trafik.

Shofer 1: Një orë e gjysmë. Sapo kam dalë nga spitali. I kishim parë informacionet në lajme, por nuk e kishim menduar për këtë bllokim.

Shofer 2: Kam një orë e 30 minuta në trafik. E kishim parë në lajme, por jo se do të kishte kaq shumë trafik.

Punimet në autostradë nisën ditën e djeshme, ku u bllokua segmenti Qafë Kashar-Vorë, ndërsa sot puna është zhvendosur në segmentin Vorë-Maminas, në drejtimin Tiranë-Durrës, duke ‘paralizuar’ trafikun. Gazetari Rusta solli dhe pamjet e nga pjesa e riparuar e autostradës, ku për herë të parë janë vendosur dhe vizat e bardha.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 12/06/2018 14:45

    He mo mos genjeni se pak minuta do vonoheni thane dy kucedrat e rrugeve Gjiknuri edhe Qendro .Tani e rregulloi Dami pjesen e tij prandaj fillon kaosi Ne trafik ne sezon turistik 10 million turiste eshte gati te pres shqiperia me rruget e bllokuara

    Përgjigju
  • titi: 12/06/2018 14:32

    e kishim pare ne lajme qe do bllokohej. por tashte ta provoj njehere se jam trim. mos e hap deren o trim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen