Vijojnë punimet në autostradë/ Sot i bllokuar segmenti Vorë-Maminas, ja si devijohet trafiku

Vijojnë punimet në autostradë/ Sot i bllokuar segmenti Vorë-Maminas, ja si devijohet trafiku

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës

TIRANE-Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë se prej orës 06:00 të mëngjesit të ditës së sotme është hapur për kalimin e automjeteve segmenti Qafë Kashar-Vorë, ku ka përfunduar ndërhyrja, e cila nisi mëngjesin e ditës së hënë. Sot në ora 06:00 të mëngjesit ka filluar faza e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas në drejtimin Tiranë-Durrës. Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore - Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera.

Punimet në segmentin Vorë-Maminas/ Ja si devijohet trafiku
Devijimi i trafikut në drejtimin Tiranë-Durrës fillon në orën 06:00 datë 12.06.2018. Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë – Durrës do të devijohet tek karburant Kastrati në Vorë në rrugën dytësore Vore – Marikaj – Maminas (te nënkalimi I dyte i Vorës)

Automjetet mund të përdorin sërish autostradën nga Maminasi në drejtim të Durrësit te mbikalimi i Maminasit. Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat lëvizin nga Veriu në drejtim të Jugut, do të devijohen në Fushë Krujë në drejtim të Kamzës duke shfrytëzuar rrugët alternative Tiranë–Unaza e re–Kombinat –Ndroq – Durrës ose Tiranë – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine.

Drejtimi nga Durrësi për në Tiranë është i hapur për lëvizjen e automjeteve. Dalja për automjetet te mbikalimit në Marikaj për në rrugën dytësore do të jetë i bllokuar.

Dalja te mbikalimi i Vores ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur per mjetet e renda qe levizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Keto mjete do te shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 12/06/2018 12:24

    Gjithe bota i ben punimet naten. Ne jemi jashtetokesor i bejme diten!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv