Mijëra majmunë kanë bastisur një qytet në Tajlandën qendrore, duke detyruar disa dyqane dhe biznese të mbyllen në provincën Lopburi.
Sipas The Sun, një ushtri prej 3500 majmunësh pushtoi qendrën e qytetit, duke i detyruar vendasit dhe turistët të largohen.
Disa vendas u larguan, ndërsa të tjerët u detyruan të mbylleshin në shtëpitë e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur.
“Ne jetojmë në një kafaz, por majmunët janë jashtë”, tha një banore.
Fillimisht, vendasit u përpoqën t’i mbanin kafshët larg duke i siguruar ushqim por ky plan dështoi, duke i bërë majmunët edhe më të dhunshëm. Shumë i ushqenin majmunët me ëmbëlsira, dhe ushqime me drithëra dhe sheqerna, të njohura për t’i bërë ata më hiperaktivë dhe seksualisht aktivë.
“Ushqimet me sheqer mund të rrisin produktivitetin e majmunëve dhe të nxisin riprodhimin e tyre”, tha Satipong Kamtaptim, nga Departamenti i Parqeve Kombëtare të vendit.
Dihet se majmunët tashmë kanë aftësinë për t’u riprodhuar dy herë në vit, dhe konsumi i sheqerit rrit këtë tendencë. Sidoqoftë, para pandemisë Covid, majmunët dhe njerëzit jetonin në harmoni në qytet.
Por ky ekuilibër u prish shumë shpejt kur bllokimet ndaluan turizmin, duke bërë që majmunët të kërkonin të dëshpëruar për ushqim.
“Majmunët janë më të uritur dhe më agresivë se më pare. Ata marrin atë që munden. Ata janë mësuar të ushqehen nga turistët. Me largimin e turistëve ata janë bërë më agresivë, duke luftuar për të mbijetuar. Ata pushtojnë ndërtesat dhe i detyrojnë vendasit të largohen nga shtëpitë e tyre. Tani majmunët janë kudo. Ata ulen në çati, gati për pritë, trazira në rrugë e madje grabisin makinat që kalojnë”, tha Supakarn Kaevchot, një veteriner.
Departamentit të Parqeve Kombëtare të Tajlandës i është dashur të nisë një program sterilizimi me shpresën se do të jetë në gjendje të ndalojë shumimin e tyre.
S.S/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.4%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2280
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor 2024, 15:50
-
Festivali kthehet në tragjedi! Shpërthim i fuqishëm në Tajlandë, 3 të vrarë dhe 48 të plagosur
14 Dhjetor 2024, 15:57
-
Tajlandë/ Një piton gjigant del nga ujërat pas përmbytjeve (VIDEO)
7 Dhjetor 2024, 21:18
-
Anijet me mbetje ankorohen nesër, PD protestë pranë portit të Durrësit
27 Tetor 2024, 12:21
-
Mbetjet toksike, Singapori: Dy anijet e ‘Maersk’ zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, i kthyem mbrapsht! S'u njoftuam, Azia është kthyer në vend-depozitim
29 Gusht 2024, 13:18
-
Anijet me 816 tonë mbetje toksike të KURUM drejt Tajlandës! Prokuroria e Durrësit nis hetimet për 3 akuza! Në letra u shënuan ‘të parrezikshme’
21 Gusht 2024, 14:55
-
Anijet me mbetje toksike, Ministria e Mjedisit për Report Tv: Lënda u nis nga kompania 'Kurum' pranë Metalurgjikut në Elbasan për në Tajlandë
20 Gusht 2024, 18:14
-
Bloomberg: Anijet me 800 ton mbetje të dyshuar toksike po kthehen në Shqipëri, dyshohet se vijnë nga një kompani pranë metalurgjikut në Elbasan! Hetohet si u transportuan pa autorizim
19 Gusht 2024, 17:38
-
Tajlanda gjen, ndalon dhe kthen mbrapsht dy anijet e 'Maersk' me 816 tonë mbetje që dyshohen toksike
14 Gusht 2024, 10:43
-
Zhdukja e anijeve “Maersk” me 816 tonë mbetje në kontenierë, zbardhet itinerari dhe kronologjia e plotë! Tajlanda: Ngarkesa do kthehet mbrapsht
13 Gusht 2024, 14:03
-
Asnjë gjurmë nga anijet me 816 tonë mbetje toksike! Tajlanda: S’kemi dhënë pëlqim për dërgesën! Njoftuam edhe Shqipërinë për të ndaluar ngarkesat
13 Gusht 2024, 09:15
-
Dyshohet se 800 tonë mbetje toksike u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, anija fik sinjalin! 'Doganat': Po bashkëpunojmë me OLAF për ta lokalizuar
12 Gusht 2024, 22:17