Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në provincën Gaziantep të Turqisë kur një helikopter policie u rrëzua në rrethana ende të panjohura. Për pasojë humbën jetën dy pilotët dhe u plagos një teknik në bord.
Sipas raportit të ministrit të Brendshëm turk, Ali Gerlikaya, helikopteri u ngrit nga aeroporti i Hatajit, por u rrëzua në fshatin Kartal të Gaziantepit, pak para se të ulej në aeroportin e zonës.
Pilotët kontaktuan për herë të fundit me kontrollorët e trafikut ajror në orën 22:49 të së shtunës mbrëma sipas kohës lokale.
Hetimet për rrethanat e këtij aksidenti të rëndë kanë vazhduar, raportojnë mediat e huaja.