Foto/Vihet në punë linja e re e ujësjellësit në rrugën “Irfan Tomini”, më shumë ujë për qytetarët

Foto/Vihet në punë linja e re e ujësjellësit në rrugën “Irfan Tomini”, më shumë ujë për qytetarët

Punimet në rrugën “Irfan Tomini”, për linjën e re të ujësjellësit )

Ka marrë zgjidhje problematika e ujit të pijshëm për një nga zonat më të populluara të Tiranës. Bashkia e Tiranës nëpërmjet UKT-së ka vënë në funksion linjën e re të ujësjellësit në lagjen përreth rrugës “Irfan Tomini”, në Njësinë 5.

Nëpërmjet këtij investimi në rrjetin shpërndarës është bërë e mundur rritja e sasisë së ujit në rubinetat e qytetarëve, si dhe evitimi i problematikave që vinin si rrjedhojë e rrjetit të vjetër dhe të amortizuar.

Gjithashtu u bë e mundur vendosja e saraçineskave të reja për një furnizim më cilësor të ujit të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime Tirana ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme, jo vetëm në zëvendësimin e linjave kryesore të transmetimit të ujit, por edhe në rrjetet e shpërndarjes së ujit nëpër lagje.

Punimet në rrugën “Irfan Tomini”, për linjën e re të ujësjellësit )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK