Linja e re e transmetimit që lidh Ujëmbledhësin e Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit është thuajse drejt fundit. Janë duke u bërë gati lidhjet e fundit të cilat më pas do të mundësojnë dyfishimin e prurjeve të ujit për Tiranën.

Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili thekson se pas pesë vitesh investim nis dhe kalimi tek rrjeti i ri.

“Një ditë historike për ujin në Tiranë!  Pas 5 viteve investime, nisim sot kalimin nga rrjeti i vjetër tek i riu që dyfishon prurjet në Tiranën e rritur me 1 milionë banorë! Kollaj të shash, më vështirë të bësh - atë që s'është bërë prej dekadash! Faleminderit për mirëkuptimin,”-shkruan Veliaj