Fox News: Presidenti shqiptar akuzon Sorosin për komplot destabilizues

Fox News: Presidenti shqiptar akuzon Sorosin për komplot destabilizues

Deklaratat e kreut të shtetit shqiptar, Ilir Meta nga selia e Presidencës kanë bërë jehonë ndërkombëtare. Mes medieve që kanë shkruar për deklaratat e Metës për komplot ndërkombëtar me të cilat ai akuzon Xhorxh Sorosin  ka qenë edhe “Fox News”. 

“Presidenti shqiptar akuzoi Xhorxh Soros se ka qenë i përfshirë me zgjedhjet të cilat ai i quan farsë, pjesë e një komploti për të kapur të gjitha hallkat e shtetit shqiptar. 'Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar, Xhorxh Soros.

Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban 'kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton edhe kundër demokracisë’, citon Fox News presidentin Meta.

Presidenti Ilir Meta doli sot me një propozim të ri për zgjidhjen e krizës, pas vendimit për t'i zhdekretuar ato. Meta propozoi që në 13 tetor të realizohen zgjedhjet vendore, të përgjithshme dhe ato për President, tek të cilat do të kandidojë sërish, ndërsa sulmoi me një gjuhë të ashpër ndërkombëtarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 03/07/2019 10:14

    Ka shkuar per lesh ky palo presidenti yne,ky qenka nje sharlatan me keq se Berisha.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 03/07/2019 09:59

    Meta nuk behet dot protagonist ne jeten politike shqiptare

    Përgjigju
  • EMIGRANTI: 02/07/2019 23:20

    Presidentit i paska thene zoti Orban te kete kujdes nga Soros-i sepse nuk eshte ai qe duket.Sa lidhje e rastesishme ORBAN-GRUEFSKI-META.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja