Shqipëria renditet në vendin e 56-të në listën e shteteve më të përshtatshme për investimet e huaja në botë, duke lënë pas në rajon Bosnjë Hercegovinën, por edhe Greqinë, sipas klasifikimit më të fundit nga "American Journal of Policy and Finance Foreign Policy".

Indeksi, i hartuar nga ekonomisti Daniel Altman, i vlerëson shtetet duke u nisur nga tetë faktorë: rritja ekonomike, stabiliteti fi nanciar, siguria fizike, korrupsioni, varësia nga qeveria, bashkëpunimi mes partnerëve lokalë, kontrollet e kapitalit dhe normat e këmbimit.

Bullgaria dhe Maqedonia janë shtetet më të mira për të investuar në Ballkan, thotë revista. Bullgaria është në vendin e 28-të në renditjen globale të shteteve më të përshtatshme për investimet e huaja. Ndërkohë, Maqedonia është renditur në vendin e 29-të, duke u rritur me pesë vende në raport me vitin e kaluar.

Greqia është në pozicionin e pabesueshëm, duke u renditur e 101-ta dhe përshkruhet si një nga shtetet më të këqija për investime në rajon. Rumania renditet në vendin e 48-të, Serbia në të 55-in. Bosnja është në pozicionin 82. Për shkak të krizës politike, edhe Turqia ka rënë në vendin e 79-të.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)