E ndërsa ende nuk është vendosur se ku do të përfundojnë armët e tij kimike, qeveria e Bashar al Al-Assad i ka paraqitur agjencisë mbikqyrëse të OKB-së një plan të detajuar për transferimin e materialeve kimike jashtë vendit.
Plani i detajuar dhe konfidencial i bërë publik nga "Foreign Policy", përfshin 120 forca siriane të sigurisë, dhjetëra kamionë të blinduar dhe një rrjet të avancuar komunikimi që lidh Damaskun me detin Mesdhe. Kërkesa e zgjeruar për pajisje civile dhe ushtarake ka shkaktuar tashmë alarm tek diplomatët perëndimorë.
“Do ta shohim këtë listë në mënyrë shumë skeptike veçanërisht ato objekte që mund të shndërrohen në një program ushtarak”, ka thënë një diplomat i Këshillit të Sigurimit.
Plani sirian kërkon të pajisen të paktën 8 grupe me nga 35 ushtarë secili për të garantuar sigurinë gjatë transportit nga Damasku deri në qytetin port i Latakias, nga ku më pas armët do të transferohen përtej detit për tu shkatërruar.
Sipas "Foreign Policy", destinacioni më i mundshëm vijon të jetë Shqipëria, dhe SHBA-të janë shumë pranë marrëveshjes me autoritetet shqiptare për të pranuar këtë mission të shkatërrimit të agjentëve kimikë të Sirisë, çka konfirmohet ngadt diplomatë të Këshillit të Sigurimit.
Sipas propozimit amerikan, i cili nuk është bërë publik, SHBA-të do të furnizojnë qeverinë amerikane me laboratorë të lëvizshëm të aftë për të shkatërruar gazin nervor sirian përmes një procesi të njohur si hidrolizë. Por apeli sirian për asistentë përfaqëson për SHBA-të dhe fuqitë perëndimore një dilemë: Nëse ata plotësojnë kërkesën e qeverisë së Assad, rrezikojnë të ndihmojnë një regjim të cilin janë përpjekur ta rrëzojnë me paisje që më vonë mund të përdoren në mbështetje të fushatës së tij ushtarake. Por nga ana tjetër nëse refuzojnë, ata rrezikojnë aftësinë e qeverisë siriane për të transferuar në mënyrë të sigurt armët kimike jashtë vendit, çka përbën edhe një komponent kyç të objektivit amerikan për të garantuar shkatërrimin e këtyre materialeve.
Prej kohësh tashmë SHBA-të dhe OKB po kërkon një vend që të shkatërrojë materialet toksike të Sirisë dhe Ëashingtoni i ka kërkuar ndihmë për këtë Shqipërisë, Belgjikës, Francës dhe Norvegjisë. E ndërsa kjo e fundit ka refuzuar me pretendimin se ka eksperiencë dhe kapacitete të limituara në këtë fushë, Rusia ku dhe ndodhet një prej impianteve më të mëdha në botë për shkatërrimin e armëve kimike, ka deklaruar se mund të marrë pjesë në proces por brenda territorit të Sirisë.
E ndërsa misioni shqiptar në OKB ka refuzuar të komentojë lidhur me kërkesën, një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se po vijojnë diskutimet me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur mënyrën më të mirë dhe më efektive për të eleminuar programin kimik të Sirisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bushati: SHBA kontaktoi, por s'kemi vendim