Sulmuesi i Tottenham, Richarlison është nën hetim nga RSPCA (Shoqata e Kafshëve në Britani) pasi fqinjët e tij bënë ankesa për qentë e brazilianit. Richarlison jeton në një rezidencë mbresëlënëse 4 milionë euroshe në veri të Londrës me një husky siberian të quajtur Acerola dhe një labrador ngjyrë çokollatë të quajtur Layla.
Ai ka postuar foto të kafshëve shtëpiake në rrjetet sociale, por ndërsa ato mund të duken të lezetshme për ndjekësit e tij, qentë po shkaktojnë probleme për fqinjët, bën me dije The Sun.
Gazeta raporton se qentë e Richarlison rregullisht shqetësojnë fqinjët e afërt me lehjet dhe ulërimat e tyre të vazhdueshme. Ata gjithashtu janë arratisur nga prona e Richarlison, duke kërkuar një mision shpëtimi për shkak të rrezikshmërisë së tyre.
“Ata janë shumë të zhurmshëm. Vrapojnë përreth zonës”, tha një fqinj për The Sun. "RSPCA u thirr për shkak të husky që qante". Një banor tjetër shtoi: “Ne e raportuam atë në RSPCA pasi qentë e tij ulërinin. Nuk është bukur të dëgjosh. Ata vazhdimisht lehin".