Fran Kaçorri: Kur tradita 
ringjallet nga kantina “Arbëri”

Fran Kaçorri: Kur tradita <br />ringjallet nga kantina “Arbëri”
TIRANE- ...nisemi nga Tirana për të prekur dhe shijuar nga afër një gotë verë, e cila për nga tradita shquhet si kryefjala e verërave në Shqipëri. Bëhet fjalë për kantinën “Arbëri”, e cila që në fillim të nisjes së projektit na ngacmoi për të vërtetuar ngritjen e kësaj sipërmarrje, por edhe për të treguar se me pak guxim dhe sigurisht pasion për vendin tonë, tradita që daton prej shekujsh të marr jetë. Ashtu siç shkruhet edhe në histori, zona e Mirditës ka qenë shquar për prodhimin dhe konsumimin e verës.

Tradita e prodhimit të vreshtarisë në rajonin e Mirditës daton në kohë të hershme, pasi përkatësia dhe kultura katolike e popullësisë së kësaj zone nxiste përdormin dhe prodhimin e rrushit dhe të verës. Si kultivar tradiconal të kësaj zone, njihet rrushi Kallmet, vera e të cilit ka qenë e pëlqyer deri në Selinë e Shenjtë.

Duke u nisur nga kjo traditë e hershme e zonës së Mirditës për prodhimin e verës dhe me dëshirën e madhe për të ringjallur këtë traditë Administratori i kantinës “Arbëri” Fran Kaçorri, na sjell përmes këtij rrëfimi, ngritjen e kësaj sipërmarrje me prodhim autokton të zonës, duke prezantuar edhe në tregun europian buqetën me aroma të këndshme dhe të ëmbëla të verës së Bukmirës.
 
Kantina e verës “Arbëri” ka nisur punën në vitin 2003, një punë që sot ka sjell një sipërmarrje dhe benefite të mëdha. Si i kujtoni fillimet tuaja?
Kantina e verës “Arbëri” ka nisur në vitin 2003. Pas periudhës post-komuniste me hapjen e tregut, shoqëria ‘Euro-Gers shpk’ e themeluar në vitin 1995 shtrinte aktivitetin në të gjithë zonën e Mirditës dhe një pjesë të veriut të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve mendoja vazhdimisht për të hap një sektor tjetër brenda kompanisë dhe pas shumë konsultimeve, duke u nisur edhe nga tradita dhe pasioni i hershëm i familjes, vendosa të merrem me prodhimin e rrushit dhe të verës. Shkaku kryesor që u binda për të marrë këtë iniciativë në prodhimin e verave ishte sepse Mirdita është shumë e favorshme për vreshtarinë, sidomos zona e Bukmirës.

Gjatë viteve 65’-70’ në Mirditë ka pasur rreth 300 Ha vreshta, me këtë dua të them që Mirdita është një krahinë ku ka një terren dhe një klimë shumë të favorshme për vreshtarinë, ku spikatën vreshtat e Bukmirës. Gjatë viteve 70’ agronomë të Universiteti Bujqësor me eksperienca të mëdha në vreshtari si zoti Todi Gjermani, etj, u morën me seleksionimin e një varieteti shumë të veçantë autokton shqiptar, siç është varieteti autokton Kallmet.

Duke qenë se në vitet 1990 një kantinë që prodhonte verën e këtyre vreshtave u mbyll, mendova të bëj një investim fillestar prej 500 mijë dollarë ku u përfshinë rikonstruksioni i ambienteve dhe paisjet e kantinës. Fillimi ishte shumë i vështirë sepse të kalosh në një prodhues i vogël tradicional familjarë, në një prodhues të madh duke pas parasysh sfidat që përmban tregu. Fal këmbënguljes dhe pasionit dhe eksperiencave të ndryshme arritëm shpejt të prezantohemi denjësisht në treg duke u konkuruar me rajone të ndryshme të Shqipërisë dhe më verat më të mira ndërkombëtare.
 
Pse pikërisht keni zgjedhur verën për të ngritur këtë biznes, keni ndonjë lidhje të fortë me vreshtat e Bukmirës?
Zgjodha verën sepse vera që prodhohej nga vreshtat e Bukmirës ishte një ndër verat më të mira shqiptare, flasim për para viteve 1990. Kjo verë e prodhuar nga vreshtat e Bukmirës servirej nga Drejtoria e pritjes Qeveritare. Pas viteve 90’, duke mos pasur treg dhe kantina të mirëfillta prodhimi i këtyre fermerëve kalonte më shumë për raki dhe verë tradicionale të familjes, gjë e cila humbiste vlerat e verës dhe kthehej në alkol siç është rakia.
 
Kush është e veçanta e prodhimit të rrushit autokton shqiptar Kallmet?
E veçanta e prodhimit të rrushit autokton Kallmetit dhe varieteteve të tjera shqiptare është se këto varietete nuk janë kultivuar në asnjë vend të Bashkimit Europian. Me këtë dua të them që, nga këto variete prodhojmë vera shumë të mira, gjë të cilat të huajt dhe turistët që vijnë në Shqipëri shijojnë një shije dhe një aromë krejt të veçantë.
 
Ky rrush prodhohet në një zonë shumë të njohur për vreshtat dhe traditën e verës shqiptare...?
Vreshta e Bukmirës dhe Kodër-Rrëshenit për shkak të klimës dhe tokës shumë të favorshme për vreshtari dhe pemtari prezantojnë një prodhim krejt të veçnatë. Historikisht dihet që vera Kallmet autoktone shqiptare është e vetmja verë që para 200 vitesh është servir në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Sigurisht që, ndjehem mirë sepse kjo verë nuk i ka humbur vlerat e saj dhe me vizitën e fundit të Papa Françeskut në Tiranë u konsumua në nunciaturën apostolike, në drekën e shtruar për nderë të Papës u servir vera Kallmet e kantinës “ARBËRI”. Me këtë dua të them që kjo verë është dhe ruan vlerat e një produkti shumë të mirë shqiptare dhe mund të konkurrojë me të gjithë etiketat e verave europiane dhe botërore.
 
Veç vlerësimeve në këtë 10-vjeçar të ngritjes së kantinës “Arbëri”, interesant është edhe logoja që mban kantina juaj. Si qëndron e vërteta e shqiponjës krenare?
Logoja e kantinës ka një histori të veçantë sepse këto vreshta pikënisjen dhe vendodhjen e kanë në themelet e Pricipatës së Arbërit që është edhe principata e parë shqiptare. Stema e Arbërit, është një stemë krahinore që i përket edhe krahinës së Mirditës. Stema e gëdhendur në një gurë dhe me mbishkrime, është gjetur në rrënojat e Kishës së ndërfandinës që daton në vitet 1190-1200. Shqiponja nuk është dykrenare po njëkrenare në stemën e kantinës “ARBËRI”.
 
Cilat janë pritshmëritë tuaja në këtë fillim viti?
Nga viti në vit ne kemi ardhur duke rritur prodhimin nëpërmjet shtimit të sipërfaqes së vreshtave dhe kapaciteve në kantinë. Sigurisht që jemi të angazhuar dhe të gatshëm me projekte të ndryshme për shtimin e ketyre sipërfaqeve me rrush autokton shqiptarë. E theksoj autokton sepse realisht është një vlerë e shtuar e tregut. Me plot gojën e them që është një pasuri kombëtare që ne duhet ta ruajmë dhe ta zhvillojmë shumë. Objektivat e kantinës ”Arbëri” për këtë vit janë, shtimi me 10 Ha të sipërfaqes së vreshtave, asistencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim bashkëkohor me të gjithë fermerët e Mirditës që kultivojnë vreshatat si dhe rritja e teknologjisë prodhuese.

kantina arberi
























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)