LION - Pas rastit të vajzës rome, nga Kosova, Leonarda Dibrani, e cila u dëbua nga Franca, bashkë me familjen e saj, qëndron aktuale çështja e mikëpritjes. Ditën e enjte, policia franceze, ka hequr një grup romësh, rreth 300 refugjatë, të ardhur nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe janë vendosur pranë stacionit të Lionit në Francë.

Protagonistë të kësaj shpërngulje, janë edhe 98 fëmijë, të cilët më pas do të dëbohen nga Franca.  Një grua shqiptare, shprehet: `Kemi shumë probleme këtu, unë burri im dhe vajza jemi sëmurur, kemi 4 muaj që flemë këtu` .

Franca, është një nga vendet që ka mikpritur 18% kërkesa të azil kërkuesve në Europë, duke u ndjekur nga Gjermania, 61 mijë, kërkesa kanë mbërritur vetëm këtë vit.
Ndërsa një rezident në Lion, shprehet: Është e dhimbshme të gjendesh përpara një varfërie të tillë, çdo zgjidhje tjetër do të ishte më e denjë, se një imazh i tillë në qendër të qytetit.  

Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, ditën e enjte, ka paraqitur reformën e të drejtës për azil, që nënkupton uljen e kohës së proçedurave nga 16 në 9 muaj.
 
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)