FRANCË - Një djalë 5-vjeçar është dëmtuar në Disneyland, duke luajtur në anijen e Piratët e Karaibeve në Marne la Vallée, që ndodhet 40 km nga Parisi.

Djali 5-vjeçar, tashmë është në gjendje kritike në spitalin pediatrik Necker të Parisit. 

Për këtë aksident të ndodhur, policia pariziene ka nisur hetimet, për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. 

Ngjarja ka ndodhur, ditën e mërkurë, kur fëmija ka rënë jashtë një varke, duke përfundur në ujë. 

Më pas ai është shtypur nga një varkë tjetër që i ndiqte në pak distancë.

Dëfrimi në fjalë, është një udhëtim në varkë, çdo varkë përmban gati 30 persona, përgjatë një rruge ujore, e gjitha e mbuluar. Udhëtimi, bëhet perms ambienteve që duken si shpella dhe që të japin idenë e një vendi për piratë. 

Sipas televezionit francez Selon Europe 1, fëmija është varur disi nga varka, për të parë ujin dhe më pas ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.

Disneyland është parku i lojrave, më i njohur në botë, ku paraqitet bota reale në miniaturë, për dëfrim të familjeve dhe mbi të gjitha për fëmijët, duke sfiduar të gjithë parqet e botës, ky park është inauguruar në vitin 1955

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)