Francë, implantohet për
herë të tretë zemra artificiale

Francë, implantohet për<br />herë të tretë zemra artificiale
Mjekët francez kanë kryer me sukses operacionin e tretë të implantimit të zemrës artificiale, transmeton Anadolu Agency (AA)

Gazeta "Liberation" shkruan se një ekip mjekësh, në krye me Christian Latremeoulle, në fshehtësi dy javë më parë ka realizuar operacionin në fjalë në spitalin parisien "Georfes Pampidou". 

Operacioni i parë i implantimit të zemrës artificiale është kryer më 18 dhjetor 2013 në spitalin në fjalë. Zemra artificiale i është implantuar pacientit 76-vjeçar i cili ndërroi jetë tre muaj pas operacionit. 

Operacioni i dytë i implantimit të zemrës artificiale është kryer në spitalin francez në Nantes në gusht të vitit të kaluar. Pacienti deri në janar të këtij viti është shëruar në spital, ndërsa më pas është dërguar në shtëpi. Emri i pacientit nuk është bërë i ditur, por pretendohet se bëhet fjalë për një person 78-vjeçar dhe se aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Bëhet fjalë për zemrën artificiale e cila mundëson rrjedhën automatike të gjakut në trup. Materialët e përdorur më parë të plastikës kanë shkaktuar infeksione të caktuara, prandaj në vend të tyre tani përdoret indi nga lëkurë e lopës. Zemra artificiale përbëhet nga numri i madh i sensorëve dhe mikroprocesorëve që analizojnë gjendjen e trupit dhe në bazë të kësaj automatikisht përcaktohet numri i rrahjeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë