Francë, ja dyshimet për
cigaren elektronike

Francë, ja dyshimet për <br />cigaren elektronike
FRANCE - Cigaret elektronike, gjithnjë e më shumë në buzët e të gjithëve, përfundojnë nën akuzë. Në Francë, ku të paktën një gjysmë milioni njerëz kanë zgjedhur tashmë tymin elektronik, qeveria ka kërkuar hapjen e një hetimi për të vlerësuar rreziqet e mundshme të një produkti, mbi të cilët dihet ende shumë pak dhe për të cilin edhe vetë mjekët janë të ndarë”, - shkruajnë mediat italiane.

Në një shkrim të publikuar në Tgcom ( shkrimin e plotë mund ta gjeni në http://www.tgcom24.mediaset.it/salute/articoli/1084733/ francia-sigarette-elettroniche-sotto-açusa.shtml) thuhet se ministri i Shëndetësisë në Itali, Renato Balduzzi, ka kërkuar ndërhyrjen e Bashkimit Evropian, që të përcaktohet një rregullore e përbashkët mbi këtë produkt.

Për të hedhur dritë mbi “e-Cig”, efektet e saj mbi shëndetin, dhe të vendosen rregulla për një treg që është në shpërthim, duket se po bëhet urgjente për autoritetet shëndetësore. "Në Francë - ku ka 14 milionë duhanpirës të klasikes “bjonde” dhe industria e duhanit ka qarkulluar 17.5 miliardë euro në vitin 2011 - rreth 500.000 persona kanë kaluar tek cigarja elektronike, që shikohet si një zgjidhje për prijen tradicionale të duhanit”, - thuhet në shkrimin e publikuar në Tgcom.
Dyshimet më të mëdha lidhen me procesin e avullimit, që të krijion idenë e tymit të cigares tradicionale.

Cigaret elektronike janë të pajisura me një buton dhe shtypja e tij krijon efektin e avullimit të nikotinës, që ndodhet në rezervuarin e cigares. Por se çfarë efektesh mund të ketë ky proces deri më tani nuk ka asnjë të dhënë konkrete. “Askush nuk e di nëse “të avullosh”, siç thuhet tashmë zakonisht, i bën keq shëndetit apo është pa afekte anësore.

Nuk njihen në veçanti efektet në terma afatgjatë që lidhen me inhilimin, thithjen, e glycol propylene dhe glicerinës (të cilat së bashku krijojnë iluzionin e tymit klasik, përkatësisht duke i dhënë shijen dhe krijuar avullin) që gjenden në disa lloje cigaresh elektronike”, - citon shkrimi i Tgcom. Më tej saktësohet se në maj 2011, Agjencia Franceze e Sigurimit Shëndetësor i kishte këshilluar qytetarët e saj që të mos konsumonin këto lloje të cigareve elektronike, që përmbajnë doza në sasi të ndryshme të nikotinës që “edhe në përqindje të ulët mund të rezultojë në efekte anësore serioze”.

Gazeta “Le Parisien” botoi një shkrim investigativ me titullin “Cigaret elektronike, mirazh apo mrekulli?”. Ministri francez i Shëndetësisë, Marisol Touraine, u kërkoi francezëve “të jenë të kujdesshëm” dhe vendosi se është koha për t'i dhënë fund dyshimeve me hapjen e një hetimi të gjerë “për të vlerësuar raportin rrezik-përfitim nga E-Cig”. “I kam kërkuar stafit tim që të më thonë saktësisht se çfarë lloj produkti është. Një produkt i konsumit në masë, apo një pajisje mjekësore?”.

Ndërkohë ministri italian i Shëndetësisë, Renato Balduzzi, ka bërë thirrje për një debat mbi cigaren elektronike: “Përhapja e tyre është në kundërshtim me përpjekjet për të dekurajuar modën e përdorimin të cigareve – thuhet në një udhëzim, - edhe për shkak se ato mund të përdoren për të shmangur ndalimet, si për zonat ku ndalohet duhani, ashtu edhe tek fëmijët, edhe pse mund të përmbajë nikotinë”. Komisioni Evropian ka nisur një direktivë de facto të veçantë, por sigurisht përmbajtja e teksstit do të publikohet më vonë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, ashtu si edhe OBSH kanë shprehur tashmë skepticizmin e tyre në lidhje me këtë produkt të ri.

Në Itali, ku duhanpirës tradicionale janë rreth 12 milionë persona, numërohen rreth 400 mijë “avullues”, por sipas prodhuesit mund të bëhet një milion deri në fund të vitit. Në të gjithë Italinë janë hapur 1500 dyqane, me një xhiro prej 350 milionë euro. Në Gjermani “avulluesit” janë edhe më të shumtë, rreth 2 milionë deri më tani, në Greqi, pavarësisht nga kriza, janë rreth 400.000. Cigaret elektronike, të krijuara në Kinë në vitin 2003, janë të ndaluara në Brazil, Izrael dhe madje edhe në Singapor.

Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com(print), 21 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi