Francë, kosovarët azilkërkues
flenë nëpër garazhe makinash

PRISHTINË - Dhjetëra kosovarë që kanë ikur në drejtim të Francës, për të jetuar më mirë, kanë përfunduar në podrumin e një garazhe nëntokësore në komunën Annecy, që gjendet në juglindje të Francës. Jeta e tyre raportohet të jetë mizerie, sidomos në këtë periudhë kur ka filluar të ndryshoj koha.   
 
Në një reportazh të shfaqur në KTV, shihet se refugjatët nga Kosova janë duke i kaluar netët në vendin e destinuar për vetura, pa ndriçim sepse garazhi është nëntokë. Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e cila vazhdimisht ka bërë thirrje të mos shfrytëzohen rrugët ilegale për t’u larguar nga vendi, thotë se ata që tashmë e kanë bërë këtë nuk do të përfitojnë status të refugjatit.
 
Çitaku tha se ata që do të kthehen do të përfitojnë nga Ligji për të riatdhesuarit, ndërsa rithekson se 98 për qind e refugjatëve kosovarë do të marrin qëndrim negativ.
 
Ndryshe, në fund të korrikut, në Hungari më shumë se pesë mijë kosovarë kishin kërkuar azil. Kosovarët e kishin shfrytëzuar këtë shtet si vend transit, por kur janë zënë nga policia, atëherë kanë kërkuar azil nga Budapesti zyrtar. Në muajin gusht ka filluar kthimi i tyre, ndërsa atje ka mbetur një numër i vogël njerëzish.
 
Në Francë, ndërkaq llogaritet të jenë rreth 2 500 kosovarë, të cilët kanë depërtuar ilegalisht atje. Ndërkohë edhe në Zvicër është rritur numri i kosovarëve që kërkojnë azil. Ndërsa ndalesa e azilkërkimit është kushti themelor që BE u ka vendosur shteteve ballkanike për të përfituar liberalizimin e vizave.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë