FRANCE - Franca do të vendosë rregulla për të mbrojtur punonjësit e saj nga email-et shqetësuese të punës jashtë orarit zyrtar. Por, a do të mundet ligji të ketë efekt kudo? Ju jeni shtrirë në plazh qetësisht e befas telefoni juaj bie. Ju ka ardhur një mesazh. Nga shefi juaj.

Në shumë vende pune, email-et nga puna nuk kanë të ndalur, edhe pasi punonjësi është larguar nga zyra. Ndaj tani Franca ka vendosur të veprojë duke prezantuar disa rregulla për të mbrojtur rreth një milion njerëz që punojnë në sektorët e konsulencës, nga email-et që iu vijnë nga zyra edhe jashtë orarit të punës, dmth para orës 9 dhe pas orës 18.
 
Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet sindikatave të punonjësve dhe kompanive përcaktojnë që punonjësit duhet t’i fikin telefonat e punës dhe të shmangin leximin e email-eve nga puna, ndërsa firmat të mos ushtrojnë presion mbi personelin për t’i lexuar mesazhet.
 
Mishel de La Fors, kryetar i Konfederatës së Përgjithshme të Menaxherëve, deklaroi se "koha dixhitale e të punuarit" do të duhet të matet. Disa email-e jashtë orarit të punës do të lejohen të shihen, por vetëm në " rrethana të jashtëzakonshme " .

Franca ka një javë pune prej 35 orësh, miratuar në vitin 1998. Por francezët nuk janë të vetmit të mërzitur nga mënyra sesi pajisjet kompjuterike sesi laptopët dhe celularët i kanë detyruar ata të punojnë me orë të gjata.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)