FRANCE – Mund të habiteni nga pamjet e ndoshta mud të mendoni se është edhe Photoshop, por në fakt kjo pamje e një liqeni të “përgjakur” vjen nga Franca, dhe pikërisht nga liqeni që mban po këtë emër, Liqeni i Gjakut, në Kamarg, në jugun e Francës.

Është një fenomen i mrekullueshëm natyror, që ka shndërruar një liqen të zakonshëm në Francë në një prej destinacioneve me të parapëlqyera turistike në vend.

Ndonëse pamja është aq dramatike sa që e ka bërë vendin të njihet me emrin “liqeni i gjakut”, ky fenomen gjen shpjegim si rrjedhojë e përqendrimit të lartë të kripës në ujë.

Përqendrimi i lartë i kripës ka bërë që të rritet një bimësi dhe që uji të ketë një përbërje tjetër nga ajo e zakonshmja, çka i jep atij ngjyrën unike të kuqe.

Pamjet e tij kanë mahnitur jo vetëm turistët po edhe fotografë të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës për të fotografuar këto imazhe.

(gm/Shqiptarja.com)