FRANCË - Prezantuesja e motit në televizon, Doria Tiller mbajti premtimin e saj dhe doli lakuriq. 27-vjeçarja ishte zotuar se do të dilte nudo në rast se ekipi kombëtar i Francës do të kualifikohej për në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Brazil.

Ekipi i Francës fitoi me rezultatin 2 me 0 përballë Ukrahinës dhe përpos gëzimit të tifozëve, të gjithë teleshikuesit ishin duke pritur në qoftë se prezantuesja do ta mbante fjalën e saj duke dalë lakuriq në studion televizive.

Doria e mbajti fjalën, por doli nudo duke vrapuar nëpër një fushë dhe jo në studio.

Kur Franca shënoi golin e saj të dytë, Doria kishte shkruar në Twitter: "Po filloj të stresohem".

Më parë, prezantuesja 27-vjeçare ka qenë modele dhe aktore, para se të prezantonte motin në lajmet e mbrëmjes.



(v.gj/shqiptarja.com)