FRANCË - Mediat franceze raportojnë se inspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës së ndodhur 5 ditë më parë në redaksinë e revistës satirike ‘Charlie Hebdo’ ka vrarë veten.
Ato raportojnë se Fred Erlik, me një karrierë të gjatë në polici, dyshohet se i ka dhënë fund jetës teksa ndodhej në zyrën e tij në Limoges, pak pas takimit që kishte zhvilluar me familjen e një prej 12 viktimave të shënuara nga sulmi i armatosur i 7 janarit.
Fred Erlik, 45 vjeç, i cili e kishte nisur karrierën në polici që në vitin 1997, dyshohet se vuante nga depresioni ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com