PARIS - Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius u bëri thirrje 28 vendeve anëtare të BE-së që të mblidhen nesër për një takim urgjent për të diskutuar sigurimin ndërkombëtar të ndihmës ushtarake për forcat kurde që luftojnë me xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS) në Irak.
Fabius tha se ai i kishte dërguar një letër ministres së Jashtme italiane Federica Mogherini, përfaqësueses së lartë të Punëve të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton për t'i kërkuar takimin.
"Unë jam i vetëdijshëm se në Perëndim kjo është një periudhë pushimesh, por kur njerëzit janë duke vdekur, atëherë ne duhet të kthehemi nga pushimet", tha Fabius./ /l











