Përzgjedhësi i Francës, Loran Blank nuk i ka kursyer lavdatat për yllin e Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në miqësoren me Serbinë.

“Kjo është një periudhë e madhe për Frenk Riberinë. Ai është një lojtar që mund të bëjë dallimin. Nganjëherë duhet të jeni të durueshëm me një lojtar, që ka aq shumë potencial”, ka theksuar Blank. 46-vjeçari më pas diskutoi për punën e Samir Nasrisë, për të cilin theksoi se mesfushori i Mançester Sitit është në rrugën e duhur, pavarësisht kritikave ndaj tij, të bëra nga shtypi lokal.

“Ju jeni pak të ashpër ndaj tij. Është e vërtetë se Nasri mund të bëjë më mirë e më shumë për Francën. Të gjithë e dimë se ai ka potencial për të bërë më shumë, edhe pse unë mendoj se po lëviz në drejtimin e duhur”, ka shtuar Blank. Franca i nis finalet e “Euro 2012” në Grupin D, me ndeshjen kundër Anglisë, më 11 qershor.(rb/shqiptarja.com)